Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka qëndruar në Bruksel në raundin e ri të bisedimeve të ftuar nga Bashkimi Evropian me qëllim zhbllokimin e procesit të zbatimit të marrëveshjeve të arritura më 25 gusht 2015, të cilat janë bllokuar nga ana e Serbisë tash e një vit.
Sipas njoftimit për media, ky raund i bisedimeve ka qenë maratonik dhe ka zgjatur mbi 19 orë.
“Me gjithë faktin se këto kanë qenë bisedime mjaft të vështira, por në një atmosferë konstruktive të ndërmjetësuara nga Drejtoresha e BE-së për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin, znj. Angelina Eichhorst, është shënuar progres në zhbllokimin e marrëveshjeve në fushën e heqjes së barrikadës nga ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe marrjen e kodit telefonik shtetëror për Kosovën”, tha ministrja Tahiri.
Sipas njoftimi, angazhimi i Bashkimit Evropian në këto bisedime ka qenë maksimal në mënyrë që këto dy çështje më në fund të zbatohen dhe qëndrimi i BE-së ka qenë i qartë që palët duhet t’i plotësojnë obligimet e tyre zbatuese duke theksuar se ky dialog është për fqinjësinë e mirë dhe është kusht për të dyja shtetet në rrugën e tyre të integrimit evropian.
“Delegacioni i Republikës së Kosovës ka qenë plotësisht i angazhuar në mbrojtjen e interesave shtetërore duke marrë parasysh se kodi telefonik shtetëror për Kosovën ka një rëndësi të madhe në fushën e telekomunikacionit sidomos në planin sovranitetit ndërkombëtarë në telekom”, thuhet në njoftim.
Ministrja Tahiri theksoi se në çështjen e kodit telefonik për Kosovën bisedimet kanë shënuar progres dhe në ditët në vazhdim do të mbahet takimi i radhës në të cilin do të përmbyllet çështja e kodit telefonik shtetëror për Kosovën.
Tahiri vlerësoi se angazhimi i grupit punues për çështje të telekomit i kryesuar nga Kreshnik Gashi, kryesues i grupit shtetëror punues për çështje të telekomit në dialogun e Brukselit ka qenë maksimal, si dhe ka treguar kompetencë dhe përgjegjësi të lartë shtetërore për zbatimin e përpiktë të marrëveshjes për telekomin e cila Kosovës ja mundëson kodin telefonik +383 dhe që së shpejti ITU pritet t’ia alokoj Kosovës.
“Ky raund i bisedimeve u fokusua edhe në çështjen e zhbllokimit të marrëveshjes për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës së Mitrovicës ku bisedimet zgjatën deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Qëllimi i këtyre bisedimeve ishte që sa më shpejtë të fillon procesi i revitalizimit të urës dhe qëndrimi i Bashkimit Evropian ishte i qartë që kjo çështje nuk mund të zvarritet më tej dhe sipas tyre revitalizimi duhet të filloi para datës 15 gusht 2016”, thuhet në komunikatën për media.
Në kuadër të diskutimeve për hapat praktik të revitalizimit u ritheksua që marrëveshja e arritur më 25 gusht 2015 duhet të zbatohet plotësisht, me fjalë të tjera ura e Mitrovicës të funksionalizohet dhe të jetë urë për lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve dhe automjeteve sipas planit të dakorduar në dialogun e Brukselit.
“Ishte vlerësim i përbashkët i të tre palëve që hapja e urës për lëvizje të lirë do të jetë simbol i normalizimit të relacioneve mes komuniteteve dhe kjo urë më në fund do të kryejë funksionin e vet si çdo urë në botë që bashkon njerëzit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja