LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Epokë e re për gjyqësorin

Tahiri: Epokë e re për gjyqësorin

Qeveria e Kosovës miratoi një pako të ligjeve për gjyqësorin, për të cilët u tha se do ta rrisë transparencën dhe do ta kthej besimin në gjyqësor.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se sundimi i ligjit kërkon gjyqësor të fuqishëm të pavarur që forcon sundimin e ligjit.

” Ta kthejmë besimin në efikasitetin e gjyqësorit. Ligji i ri i obligon gjykatat t’i publikojnë akt gjykimet. Besoj që do ta rrisë transparencën dhe besimin në gjyqësor. Konsideroj se sot është ndër ditët më të veçanta për mua. Do të punojmë që të kemi mbështetjen e deputetëve sepse me miratimin e këtyre projektligjeve, do të filloj një epokë e re për gjyqësorin e Kosovës”, tha Tahiri.