LAJMI I FUNDIT:

Tahiri del nga SPAK: Dhashë deklarime për 21 Janarin si protestues edhe si kallëzues

Tahiri del nga SPAK: Dhashë deklarime për 21 Janarin si protestues edhe si kallëzues

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme SPAK këtë të premte.

Pasi doli nga godina e Prokurorisë së Posaçme, Tahiri tha se kishte dhënë deklarime për çështjen e 21 Janarit, të rihapur së fundmi. “Dhashë deklarime për 21 Janarin, si protestues, por edhe si kallëzues”, u shpreh Tahiri shkurt për gazetarët.

Në lidhje me çështjen ndaj tij në Gjykatën e Lartë Tahiri tha: “Pres pafajësi”.


Një ditë më parë, për të njëjtën çështje, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion mori në pyetje deputetin e Partisë Socialiste Xhemal Qefalia.

Më 21 Janar 2011 u vranë 4 protestues të opozitës në bulevard dhe jashtë rrethimit të Kryeministrisë. Të pandehur kanë qenë gardisti Agim Llupo, për vrasjen e Ziver Veizit, dhe Hekuran Dedës, si dhe Ndrea Prendi, ish-komandanti i Gardës. Pa zbardhur dhe në proces hetimi është vrasja e Aleks Nikës, teksa një prej viktimave ishte edhe Faik Myrtaj.

Hetimi për çështjen “21 janari” u regjistrua në SPAK në korrikun e këtij viti, në zbatim të një vendimit të Gjykatës së Lartë, që urdhëronte Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit, zyrtarë nën juridiksionin e SPAK.

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori