Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Abelard Tahiri i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti që të ndalojë grupet kriminale, siç i ka quajtur ai, dhe sulmet ndaj deputetes Blerta Deliu-Kodra. Ai ka hedhur dyshime se vet Albin Kurti është i përfshirë në këto grupe dhe nuk mund të largojë nga pozitat udhëheqëse këta persona.
Ai tha se mazhoranca po e pamundëson rrjedhën normale të punës së kuvendit. Sipas tij, nuk ka seriozitet të deputetëve dhe ministrave të shumicës.
“Duket e pamundshme sepse kjo mazhorancë ka sjellur ministra të papërgjegjshëm, ministra jokompetentë. Kur ministrat janë jo kompetentë për punën e tyre, siç e patë sot edhe rastin e ministres së drejtësisë, atëherë dalin me shpifje edhe me gjëra të pavërteta në raport me deputetët e opozitës. Pra, përkundër asaj që opozita mundohet me qenë konstruktive dhe t’i ndihmojë kësaj mazhorance, ne prapë shohim një degradim të vazhdueshëm nga vet mazhoranca. Pra, asnjëherë Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur dhe nuk ka përjetuar një degjenerim çfarë jemi duke parë tash e një periudhë jashtëzakonisht të gjatë”, ka deklaruar ai.
Më tej, Tahiri tha se janë të papranueshme sulmet e ministrave ndaj deputetëve të opozitës. Sipas tij, rezultati i 14 nëntorit ka goditur shumicën parlamentare dhe udhëheqësit e ministrave.
Ai i ka bërë thirrje edhe kryeministrit Albin Kurti, ku theksoi se dikasteret e tij janë kapur nga grupet e tyre kriminale.
“I bëjë thirrje edhe kryeministrit Kurti, që të ndalojë ato grupet e tyre kriminale dhe bandat që mos të sulmojë deputeten Blerta Deliu. Është e papranueshme që të sulmohen deputetët nga kjo mazhorancë dhe nga kjo qeveri. Ne tashmë shohim që dikasteret e kësaj qeverie, ashtu siç e thash edhe në kuvend, janë të kapura nga grupet kriminale. Dhe sot kemi vërejtje të mëdha edhe nga BE, edhe nga State Departament. Pikërisht me frikën që kanë për atë që shohin se nga kush janë kapur këto institucione kaq të rëndësishme, në këtë rast MD”, ka theksuar ai.
“Njerëzit e tyre janë dënuar për fajde. Dhe imagjinoni se sa munden ta shtyjnë këta agjendën parlamentare përpara. Apo vetë kryeministri Kurti është i kapur nga këta njerëz, nga këto banda kriminale dhe nuk mund t’i largojë. Le të na i dëshmojë me largimin e tyre, që kryeministri nuk është i kapur nga këto banda kriminale. Dhe këta njerëz mund t’i largojë nga këto pozita tejet të rëndësishme”, ka deklaruar Tahiri.
Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës ka paralajmëruar se do të përdorin të gjithë instrumentet parlamentare për të demaskuar ministrat e kësaj qeverie.
“Ne do të përdorim të gjitha instrumentet parlamentare që t’i demaskojmë në radhë të parë këta njerëz që nuk janë kompetent. Dhe këta njerëz që realisht më shumë janë të kapur nga grupet kriminale. Pra, ma gjeni një vend të botës që një zëvendësministër i drejtësisë udhëheq më një dikaster kaq të rëndësishëm dhe ku familjarët e tij i ka të akuzuar për fajde dhe harraq”, ka shtuar ai në konferencë për media.
Organi më i lartë legjislativ është duke vazhduar me seancën plenare. Kuvendi i Kosovës e ka miratuar projektligjin për Provimin e Jurisprudencës, kjo pikë kishte përplasur deputetët e opozitës dhe ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët