LAJMI I FUNDIT:

Tableti Google Nexus, pas gjashtë muajsh!

Tableti Google Nexus, pas gjashtë muajsh!

Kohëve të fundit është thënë se Google është duke u përgatitur të ketë tabletin e saj Android, i cili do t’i përkas linjës së pajisjeve mobile Nexus.

Lajmin për tabletin e ri të Google e ka bërë të ditur vetë Eric Schmidt, i cili deri vonë ishte drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie.

Për më shumë, Schmidt ka zbuluar edhe kohën e përafërt të lansimit, pasi që ka thënë se tableti i ri i Google mund të dal në treg në gjashtë muajt e ardhshëm, ndërsa ka thënë se ky model i tabletit do të jetë i “kualitetit më të lartë”.

Do të jetë interesante të shihet se si do të duket tableti i kompanisë më të madhe të teknologjisë në treg, ndërsa ky mendohet se do të jetë rivali më i ashpër i iPad të Apple. / Telegrafi /