Partitë në opozitë LDK dhe PDK kanë reaguar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti që disa herë nuk i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistim si dhe ka thënë se “i mirëpret prokurorët në zyrën e tij”.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami tha se Kurti shfaqi hapur apetitet e tij të frikshme për të kapur sistemin e drejtësisë dhe për të rrënuar rendin kushtetues të vendit.
“Mos harroni, po bëhen katër vite që Kurti ka qenë kryeministër, me shumicë parlamentare në Kuvend, me qeveri pa koalicione dhe pa pasur asnjë pengesë, por sipas tij, drejtësia e ka penguar, prandaj atij nuk i mjafton të jetë kryeministër; ai po kërkon të bëhet mbret”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Ajo po ashtu ka thënë se me deklaratën e fundit Kurti ka sfiduar hapur Prokurorinë Speciale.
“Çfarë thotë një deklaratë e tillë për barazinë para ligjit? Çfarë mesazhi është ky për qytetarët e këtij vendi që respektojnë ligjet, rregullat dhe institucionet e drejtësisë?
Sulmet e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese, mosnjohja dhe kundërshtimin i vendimeve të saj, janë një tregues tjetër i ambicieve të tij për të ndryshuar rendin kushtetues në vend. Kurti asnjëherë nuk përmend se është vendimi i po kësaj Gjykate që çoi te zgjedhjet e parakohshme dhe e solli atë në pushtet, në vitin 2021.”, ka shkruar Bajrami.
Edhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosoëvs (PDK), Përparim Gruda reagoi duke thënë se sulmet e Kurtit ndaj Prokurorisë së Shtetit janë një tregues i qartë i dështimit të tij të plotë në realizimin e reformave të premtuara.
“Kurti përsëriti mbrëmë premtimet e para katër viteve për reformimin e sistemit të drejtësisë, duke harruar se është në fund të mandatit. Tani ai duhet të fliste për realizimin e tyre, e jo t’i përsëriste ato.
Pse nuk e bëre padinë për gjenocid ndaj Serbisë, siç e ke premtuar në programin e qeverisë? Apo edhe këtu të pengon Prokuroria e Kosovës?
Të jesh kryeministër dhe të sulmosh në këtë mënyrë rendin ligjor dhe organet e drejtësisë të vendit tënd nuk është trimëri, por qyqarllëk”, ka shkruar Gruda.
Në lidhje me deklaratën e Kurtit janë përgjigjur edhe nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajradaj ka thënë se Prokuroria Speciale e Kosovës e ka mbështetjen e plotë të KPK-së dhe se “të gjithë janë të barabartë para ligjit”.
Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti që disa herë nuk i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistim duke ka thënë se “i mirëpret prokurorët në zyrën e tij”.
Ai ka potencuar se nuk ndien asnjë detyrim për t’iu përgjigjur ftesës dhe se prokurorët mund të vijnë në zyrën e tij për ta intervistuar.
Kurti tutje ka theksuar se prokurorët po përpiqen të sulmojnë kabinetin e tij qeveritar dhe ministrat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Çfarë mund të mësojë Ukraina nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

A do ta mbështesë Nisma LVV-në në formimin e qeverisë, flasin nga partia e Limajt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze