Syri që shikon gjithë kryeqytetin: Urë dhe ndërtesë në një vend

Një ndër ndërtesat e reja më të larta në kryeqytetin e Kazakistanit do të jetë rrokaqielli i pazakonshëm, dizajni i të cilit është i inspiruar nga dukja e flamurit shtetëror
Vrima masive do të gjendet në mes të rrokaqiellit, 120 metra i lartë, i cili do të shtrihet mbi lumin Ishim dhe do të shërbejë si urë dhe ndërtesë me destinacion të përzier në një vend.
I quajtur Tower of the Sun (Kulla e Diellit), ky rrokaqiell është i vendosur në zemër të kryeqytetit dhe do të ketë banesa, lokale afariste, zyra dhe hotel, transmeton Telegrafi.
Hapësira prej 57.000 metrash katrorë, do të përfshijë edhe urën për këmbësorë dhe çiklistë në nivelin më të ulët të rrokaqiellit.
Qendra tregtare do të gjendet sipër, ndërkaq dy hyrje nga të dyja anët e bazës së hapjes rrethore do të shërbejnë si pika kryesore hyrëse për krahët banesorë apo krahët e përzier të ndërtesës.
Tarraca në kulm me platformën vëzhguese do të jetë gjithashtu e qasshme për të gjithë ata të cilët dëshirojnë ta shohin Astanën nga këndi tjetër.
Vetë ndërtesa paraqet pjesën e kaltër të flamurit, përkatësisht qiellin, derisa zbrazësia rrethore në qendër të saj paraqet Diellin.
Ndërtesa është e vendosur në vendin midis autostradës dhe Pallatit presidencial, mirëpo gjatë ngasjes së veturave nuk është fshehur pamja e Pallatit. Ai mund të shihet nga vrima e ndërtesës, e cila paraqet Diellin – simbol i rëndësishëm në kulturën dhe traditën e Kazakistanit.
Ndërtesa do të shfrytëzojë përparësinë e lokacionit në ujë, andaj për furnizim përdor energjinë elektrike e cila prodhohet nga lumi. Mirëpo, kjo nuk nënkupton ndërtimin e hidrocentralit tipik, por me ngushtimin e rrjedhës së lumit do të rritet qarkullimi, ndërsa me të edhe forca e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Thënie nga Sylvester Stallone për të qëndruar të fortë para çdo sfide

Këshilla për larjen e rrobave që në fakt nuk funksionojnë, shmangni këto truke

Tetë thëniet më të jashtëzakonshme të Napoleon Bonapartes

14 thëniet më inspiruese të të gjitha kohërave nga Albertin Einstein

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës