Prodhimi i lotëve gjatë moshës zvogëlohet edhe për shkak të çrregullimeve të shumta nga inflamacioni dhe stresi që u nënshtrohet aparati i lotëve, andaj edhe rreziku nga tharja e syrit është gjithnjë më i madh, posaçërisht në mesin e popullatës mbi 55 vjeç.
Prof. Ass. Afrim Shabani, dr.sci.
oftalmolog
tel. 044 208 307
Megjithatë, therjet e syrit janë tregojnë se kjo sëmundje përfshin dy deri në tri herë më shumë femrat. Hulumtimet kanë treguar se në nivelin normal të hormoneve seksuale mashkullore në gjëndrat e lotëve migrojnë shumë qeliza kompetente imunologjike, numri i të cilave ulet dukshëm sapo të ulet niveli i hormoneve.
Në të vërtet, hormonet seksuale mashkullore frenojnë, nëse jo në tërësi, reaksionin e imunitetit dhe të inflamacionit në organizëm.
Njohuria mbi atë rol të ndërlikuar të hormoneve androgjenë në aparatin e lotëve do të mund të ndihmonte në zbulimin e natyrës sekrete të sëmundjes së Sjogrenit, çrregullimit të autoimunitetit, i cili, përveç gjëndrave të lotëve, përfshin të gjitha gjëndrat e jargëzimit dhe të mukozës së hundës.
Për këtë qëllim në laboratorë hulumtohet bartja lokale e hormoneve androgjenë dhe rezultatet e para janë optimiste. Rrezik të shtuar nga zhvillimi i sindromës së syrit të thatë kanë të gjitha femrat në periudhën e klimaksit, duke përfshirë edhe ato që gjatë aplikimit të terapisë plotësuese marrin estrogjenë. Grupi më i veçantë i rrezikuar janë femrat të cilat u nënshtrohen hemoterapisë, rrezatimit dhe të sëmurat të cilat vuajnë nga çrregullimi i imunitetit.
Simptomat, si t’i konstatojmë – Simptomat janë posaçërisht të pakëndshme dhe rezistuese, ndërsa hetohen me ndjenjën e pranisë së trupit të huaj në sy, me djegie dhe me të kruar që shkakton dhembje, me ndjenjën sikur kapaku i syrit kalon nëpër korne në të thatë, me irritacion, skuqje dhe me çrregullime kaluese të kthjelltësisë së shikimit. Duke kaluar dita, çrregullimet bëhen gjithnjë e më të mëdha.
Te syri i thatë filmi i lotëve nuk është i shpërndarë në mënyrë të barabartë nëpër korne, andaj drita nuk mundet përherë të thyhet në mënyrë të drejtë. Për këtë shkak paraqiten pamje të shtrembëruara dhe të mjegulluara. Infeksioni potencial mund të shkaktojë çrregullime të përmasave më të mëdha.
Si caktohet diagnoza – Me testin e Schirmerit matet prodhimi i lotëve, por jo edhe cilësia e tyre. Përveç shtresës lipide, ujore dhe të gjëndrave, ato përmbajnë shumë antitrupa të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e syrit nga infeksioni. Meqenëse më parë fjala është për rolin e ndërlikuar të barrierës shtresore në sipërfaqen e kornesë, është e nevojshme diagnostika e përgjithshme dhe precize.
Rëndësi kyç kanë të dhënat e anamnezës dhe kontrollimi i syrit me biomikroskopi. Gjatë kontrollimit oftalmologu do të përdorë metodën e ngjyrosjes së filmit të lotëve për të parë momentin e paraqitjes së defektit në filmin e lotëve dhe në korne.
Orientimet e përgjithshme
– Vështirësitë e lidhura me prodhimin e lotëve gjatë periudhës së klimaksit janë të lidhura me rrezikun nga infeksioni i syrit i cili mund të rrezikojë të parët.
– Shërimi i syrit të thatë është i kushtueshëm dhe shumë të sëmurë nuk mund të gjejnë lehtësi të kënaqshme me terapinë me medikamente.
– Sindroma e syrit të thatë është njëra nga arsyet kryesore të paraqitjes te oftalmologu.
– Shmanguni ekspozimit në diell dhe bartni syze dielli.
– Kontrollojeni sytë çdo dy vjet nëse bartni syze, d.m.th. çdo pesë vjet nëse nuk i bartni ato.
– Shmanguni përdorimit të pakontrolluar të pikave për sy.
– Qani lirisht, nëse ju liron nga grumbullimi i stresit!
Shërimi
Është mjaft i kushtueshëm, duke pasur parasysh kohëzgjatjen e shërimit dhe durimin që duhet ta keni. Plotësimi lokal me lot artificialë (mundësisht pa konservanse, në mënyrë që të mos paraqitet alergjia) në të shumtën e rasteve mund të zbusë vështirësitë, por nuk eliminon shkaktarin themelor.
Në të vërtetë, antitrupat specifik të cilët i përmbajnë lotët nuk mund të sintetizohen, përkatësisht lotët artificialë nuk janë po aq plotësim cilësor sa lotët natyral. Andaj, shpesh gjatë terapisë patjetër duhet përdorur pikat antibiotike madje edhe ato steroide, të cilat, nëse zbatohen në kohë të gjatë, shkaktojnë probleme anësore, mirëpo patjetër duhet të përdoren për pengimin e reaksionit të inflamacionit.
Duke njomur sipërfaqen e kornesë, lotët artificialë normalizojnë balancën e elektroliteve, andaj syri irritohet minimalisht.
Pos shërimit me medikamente, duhet shmangur ajrit të dhomës, të nxehtit të madh, të cilat shpejtojnë avullimin e lotëve, tharëses së flokëve, lokaleve ku ka tym, motit me erëra të mëdha, grimit të tepruar, etj.
Sa i përket ushqimit, nënkuptohet hidratizimi i përshtatshëm i organizmit dhe rezultatet e disa hulumtimeve preliminare tregojnë se konsumimi i shpeshtë i peshkut më me yndyrë, siç janë toni dhe salmoni, ndihmon zbutjen e simptomave!?
Për mbylljen mekanike të kanaleve përcjellëse të lotëve apo për mbylljen kirurgjike të kornesë vendos oftalmologu në rastet më bizare të zhvillimit patologjik të sëmundjes.
Faktorët plotësues të rrezikut
• Thjerrëzat e buta kontaktuese mund të përkeqësojnë pengesat, sepse në sy veprojnë sikur sfungjeri në ujë.
• Me ndërmarrje kirurgjike të eliminimit të dioptrisë përkohësisht dëmtohen pejzat nervorë, integriteti i të cilëve është i rëndësishëm për fiziologjinë e kornesë dhe syrit në tërësi.
• Përdorimi i antihipertensivëve, diuretikëve, barnave kardiovaskulare dhe të psikofarmakëve (duke përfshirë andiderpresivët) dhe antihistamikët, gjithashtu mund të përkeqësojnë vuajtjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian