LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Lëvizja po rritet, Thaçi e Veseli po përdorin kundër nesh aparatin shtetëror përmes shpifjeve në gjykata

Sveçla: Lëvizja po rritet, Thaçi e Veseli po përdorin kundër nesh aparatin shtetëror përmes shpifjeve në gjykata

Deputeti i VV-së, Xhelal Sveçla ka reaguar pas deklaratave të presidentit të vendit, Hashim Thaçi në seancën gjyqësore ndaj rastit të organizatës “Syri i Popullit”, ku deklaroi se pas kësaj organizate kriminale qëndron Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.

Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Thaçi e Veseli pasi që e panë se Lëvizja është konsoliduar dhe po rritet shumë, po tentojnë të përdorin mjetin e fundit që i ka mbetur në dorë: angazhimin e aparatit shtetëror të dhunës përmes shpifjeve nëpër gjykata ku i kanë caktuar vet prokurorët e gjyqtarët.

Thaçi: Prapa organizatës kriminale "Syri i Popullit", qëndron Albin Kurti dhe Glauk Konjufca
Lexo po ashtu Thaçi: Prapa organizatës kriminale "Syri i Popullit", qëndron Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

“Ata duan të na shohin në burg, pasi e dinë se ardhja jonë në pushtet do ta çlironte gjyqësorin e Kosovës, për të dënuar përgjegjësit kryesor të varfërisë e krimeve në Kosovë – pra ata!”, ka shkruar Sveçla.


Postimi i plotë:

Pasi e panë që Lëvizja është konsoliduar dhe po rritet shumë në anëtarësime e sondazhe, Thaçi e Veseli po tentojnë të përdorin mjetin e fundit që i ka mbetur në dorë: angazhimin e aparatit shtetëror të dhunës përmes shpifjeve nëpër gjykata ku i kanë caktuar vet prokurorët e gjyqtarët. Ata duan të na shohin në burg, pasi e dinë se ardhja jonë në pushtet do ta çlironte gjyqësorin e Kosovës, për të dënuar përgjegjësit kryesor të varfërisë e krimeve në Kosovë – pra ata!. Ata mendojnë se do e ndalin Lëvizjen me kërcënime e me arrestime të orkestruara politikisht, në mënyrë që të shtrojnë rrugën për krimin më të madh ndaj vendit: copëtimin e Kosovës dhe ringjalljen e “Zajednicës”. Ata kështu po planifikojnë, por plani i tyre ka për t’u rrëzuar bashkë me pushtetin e tyre kriminal.
Edhe humbës, edhe palaço. Kështu do të përfundoni.
/Telegrafi/