LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Afrimi u vra pabesisht, ai u kthye në motiv për të vazhduar betejën kundër terroristëve

Sveçla: Afrimi u vra pabesisht, ai u kthye në motiv për të vazhduar betejën kundër terroristëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se rreshteri Afrim Bunjaku është heroi më i ri i Kosovës.

Në mbledhjen komemorative për nderë të policit të vrarë, Sveçla u shpreh se dhimbja për Bunjakun duhet të kthehet në forcë “për punën në sukses dhe në ndërtim të veprës së Afrimit”.

“Heroi im, babi im, jemi krenarë me ty dhe heroizmin tënd” – vajza e policit të ndjerë me fjalë prekëse për babin e saj  
Lexo po ashtu “Heroi im, babi im, jemi krenarë me ty dhe heroizmin tënd” – vajza e policit të ndjerë me fjalë prekëse për babin e saj  

“Me ndjenjën e dhimbjes që e kisha dhe në mëngjesin kur pranova lajmin e hidhur se kemi punuar dhe shpresuar që të mos marrim kurrë. Kësaj dhimbjeje që po ndjejmë i shtohet edhe krenaria që kishim fatin të kishim në radhët tona. Atë mëngjes si shumë herë të tjera, policët e Kosovës u nisën për të reaguar në zhbllokimin e rrugës, por Afrimi ishte aty para të gjithëve.


U nis të hapte rrugën, por u vra pabesisht. Ai dje nuk u kthye në shtëpinë tij, por u kthye në motiv për shokët që vazhduan betejën kundër terroristëve, ai u kthye në hero. Guximi i pashembullt, shërbimi që i ka bërë që 22 vjet është dhe duhet të jetë pasqyrë se si të punojmë më shumë për paqen dh sigurinë”, është shprehur.

Sipas ministrit të Brendshëm, Kosova do ta vazhdojë punën e ish-rreshterit Bunjaku “në mbrojtje të Republikës dhe në ndërtim të veprës së tij”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori