Një letër elektronike që avokati shtetëror Shefqet Hasimi i kishte dërguar zyrtarëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) – ku i kritikonte ata për keqpërdorime – i ka kushtuar atij me suspendim nga puna. Hasimi është suspenduar nga puna e tij në Avokaturën Shtetërore me një vendim të marrë nga ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.
Shkak për suspendimin e Hasimit nga puna, sipas vendimit të marrë nga ministrja Hoxha, është fakti se Hasimi kishte kritikuar zyrtarët e lartë të AKP-së rreth çështjes së Hotelit Grand – rast që është në shqyrtim nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (GJND).
“Z. Shefqet Hasimi, Avokat Shtetëror në Avokaturën Shtetërore të Ministrisë së Drejtësisë, pezullohet nga puna. Për faktin se tashmë ky rast [rasti i Hotelit Gradn v.j] është në kontest në arbitrazh ndërkombëtar dhe deklarimet e tilla(të pa argumentuara) të zyrtarëve shtetërorë, aq më tepër të institucionit i cili është përgjegjës sipas legjislacionit në fuqi për përfaqësim të Republikës së Kosovës në këtë procedurë të arbitrazhit, konsiderohen si shkelje serioze e dispozitave të cekura më lartë”, thuhet në vendimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Insajderi ka siguruar vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për suspendimin e Hoxhës, i cili është marrë sot me nënshkrimin e ministres Hoxha. Në vendim është publikuar edhe letra elektronike që avokati shtetëror, Shefqet Hasimi u kishte dërguar më 2 qershor të këtij viti, drejtorit menaxhues të AKP-së Ekrem Hajdarit dhe zëvendësdrejtorit menaxhues Avni Jasharit.
Në këtë e-mail të dërguar, Hasimi kritikon zyrtarët e lartë të AKP-së edhe për keqpërdorime dhe korrupsion me rastin e dhënies me qira të një parcele tokë.
“I nderuari z. Ekrem Hajdari, Drejtor Menaxhues Avni Jashari, zëvendës Drejtor Menaxhues në AKP, si që jemi infomuar se për 99 vite keni dhënë pesë hektarë tokë në UGLAR, Naim Berishës, këtë tokë e keni dhënë me qira për 99 vite që do të thotë se nuk është pronar juridik, por qira mbajtje shtrohet pyetja sipërfaqja përfshirë me AUTOSTRADË, ka bërë të pa mundshme zbatimin e kësaj kontrate kur një hektar është përfshirë në AUTOSTRADË. Shtrohet pyetja si mund të ndodhë, e ke dhënë me qira për një euro, e tani ekspertët kanë vlerësuar 52 euro, do të thotë 510 herë më shumë, të nderuar lidhur me këtë rast dhe të gjitha rastet tjera për keqpërdorimin e kësaj çështje që nuk keni marr veprim me BORDIN e AKP-së që ta rishqyrtojnë kontratat ku përfshihet interesi PUBLIK-SHTETROR”, shkruhet në e-mailin e Shefqet Hasimit, dërguar dy zyrtarëve të lartë të AKP-së.
Avokati shtetëror po ashtu u thotë zyrtarëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit se e kanë dëmtuar Kosovën edhe në rastin e Hotelit Grand, duke i paralajmëruar se ata mund të hetohen për këto keqpërdorime.
“Kemi shumë raste të njëjta ku dënohet buxheti i Kosovës, ju e dini se çfarë dëmi i keni shkaktuar edhe me Grand Hotelin dhe shumë shitje të tjera të LIGJSHME, nëse nuk ndërmerrni veprime ju do të jeni subject i HETIMEVE, kërkoj që së shpejti do të merr vendim BORDI I AKP-së”, thuhet më tej në e-mailin e Shefqet Hasimit, të dërguar më 2 qershor.
Ministria e Drejtësisë ka thënë se ndaj Shefqet Hasimit është iniciuar procedurë disiplinore për shkak të shkeljes së ligjit, raporton Insajderi.
“Deklarimet e tilla me anë të e-mailit zyrtar të z.Hasimi e që sipas Ligjit nr. 04/L-184 për Administrimin e Punës në Zyrë, nenin 13 konsiderohet komunikim zyrtar, konsiderohen se janë në kundërshtim me Rregulloren nr. 04/2011 për procedurat disiplinore për shërbimin civil, neni 6 (shkelje serioze) paragrafi 1.10 I cili përcakton “shkelja e detyrave që bien ndesh me interesat e institucionit apo veprimet që dëmtojnë institucionin dhe organet e tjera shtetërore”, thuhet në vendim.
Ministria e Drejtësisë, në vendimin e marrë sot për pezullimin e Shefqet Hasimit, ka thënë se “në lidhje me të cekurat e lartshënuar ndaj z. Hasimi me anë të shkresës me nr të prot 01-3274 të datës 11.08.2017, është inicuar procedurë disiplinore, duke marrë në konsideratë nenin 16 të Ligjit nr.04 L-157 për Avokaturën Shtetërore.”
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ky vendim është marrë “me qëllim që procedura disiplinore e iniciuar ndaj z. Hasimi të zhvillohet në mënyrë të papenguar dhe duke mos paragjykuar rezultatin procesit, u vendos si në dispozitivin e këtij vendimi.”
Rasti për të cilin Shefqet Hasimi kishte kritikuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), ai i Hotelit Grand në Prishtinë, është duke u shqyrtuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit (GJND).
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka paditur shtetin e Kosovës për këtë rast. Padia e kompanisë në pronësi të Pacollit, “MabCo Sontructions” ka paditur Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Drejtësisë. /Insajderi.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pjesëtaret e stafit të presidentes takohen me Kasanofin, flasin për dialogun strategjik Kosovë – SHBA
Ambasada amerikane: Vizioni i Rugovës, inspirim në Kosovë dhe kudo në botë
Arrestohen pesë gra dhe një burrë në Prishtinë, dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!