LAJMI I FUNDIT:

Super Mamushi, super heroina në moshën 91 vjeçe

Super Mamushi, super heroina në moshën 91 vjeçe

Derisa shumica e gjysheve tona e kalojnë kohën duke pirë qaj dhe para televizorit, Frederika 91 vjeçare, gjyshja e fotografit francez Sache Goldberger, pozon me kostumin e superheroinës. Alter ego i saj, Super Mamushi i mundëson ta luftojë vetminë dhe depresionin.

Saches i lindi ideja për ta fotografuar gjyshen e tij, me prejardhje nga Bullgaria, para katër vitesh, kur e kuptoi se ajo po bëhej gjithnjë e më e pikëlluar dhe ndjehej e vetmuar.

Fotografitë e para paraqesin gjyshen me helmetë të kuqe me një yll të bardhë. Pas publikimit të fotografive në internet, mbeti i kënaqur me reagimin e njerëzve. Tash gjyshja kërkon që çdo ditë të fotografohet, shkruan “Daily Mail”.

Në MySpace të Mamushit, janë më shumë se 2000 adhurues dhe është e njohur si sensacion në internet. Prej një plake të vetmuar ajo tash është në qendër të vëmendjes. Në çdo fotosesion me të punon një ekip deri në 12 veta, duke ia rregulluar kostumet, grimin dhe duke e bërë gati për pozim. “Derisa e fotografojmë, të gjithë e shikojnë. Sikur të kishte qenë aktore gjatë tërë jetës”, thotë Sache. /Telegrafi/