Supë e shëndetshme për fëmijë dhe të rritur!  Përbërësit:▪ 500 g panxhar të kuq, ▪ ¼ e një selinoje, ▪ 2 karota, ▪ 1 qepë, ▪ Sipas shijes, qimon (Cuminimcyminum) të bluar, ▪ 1 lugë të vogël vaj ulliri, ▪ 2 mollë të tharta të vogla, ▪ 1 l ujë të ngrohtë, ▪ 1 lugë uthull molle, ▪ 4 lugë të vogla rrikë.Përgatitja:

Perimet pastroni dhe pritni në pjesë paksa të mëdha, nxeheni vajin, shtoni perime dhe qimonin, përzieni, qitni ujin e nxehtë, mbulojeni me kapak dhe zieni derisa perimet të zbuten.


Para përfundimit të zierjes shtoni pjesët e prera të mollës së prerë (të paqëruar), tenxheren hiqeni nga zjarri dhe përzieni me mikser, shtoni ujin e mbetur dhe qitni supës djathin, rrikën, kripën dhe piperin.

Shërbejeni në një mënyrë paksa të veçantë në gota apo në mënyrë klasike.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.