Të paktën 11 oficerë policie janë vrarë gjatë një përleshje me disa sulmues të armatosur në Pakistan.

Sulmuesit ishin të armatosur me armë dhe granata me raketa (RPG), njoftoi policia ndërsa u plagosën edhe disa oficerë të tjerë.


Karvani i oficerëve u vu në shënjestër në provincën lindore të Pakistanit Punjab, në rrethin Rahim Yar Khan.

Kolona po kalonte nëpër një zonë të shkretë si pjesë e një operacioni që synonte grabitësit në rajon, deklaroi policia e rajonit të Punjabit, shkruan skynews.

Pakistani është bërë cak i sulmeve të shumta të militantëve në vitet e fundit, por një numër kaq i lartë i viktimave të policisë në një sulm të vetëm është i rrallë.

Forcat pakistaneze të sigurisë shpesh kryejnë operacione kundër banditëve në provincat lindore Punjab dhe jugore të Sindh, ku ata fshihen në zonat rurale dhe pyjore. /Telegrafi/