Sulmojnë zyrtarët policorë në Podujevë, arrestohet një person

Një person, i cili tashmë arrestuar dhe dy të tjerë që janë në arrati i kanë sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:40 në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili së bashku me dy të dyshuar tjerë të panjohur që gjenden në arrati i kanë sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/07/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































