Sulmoi policët në gjendje të dehur, arrestohet një femër në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Prishtinë, pasi e njëjta në gjendje të dehur kishte sulmuar zyrtarët policorë.
Rasti ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 23:00, transmeton Telegrafi.
"Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", bëhet e ditur në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/09/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































