Telegrafi

Sulmohet nga ariu teksa ishte duke mbledhur kërpudha në malet e Sllovakisë, burri vdes nga plagët e marra

Një burrë 55-vjeçar ka vdekur pasi u sulmua nga ariu në një pyll në veri të Sllovakisë, kanë njoftuar shërbimet sllovake të urgjencës.

Bëhet e ditur se incidenti ndodhi në një zonë të izoluar pranë Hybe, një qytet pranë maleve të Tatras, pasi viktima ishte duke mbledhur kërpudha me një person tjetër, shkruan Reuters.

Siç raportojnë mediat lokale, vdekja e fundit si pasojë e një sulmi nga ariu në Sllovaki ka ndodhur në vitin 2021.

Ndryshe, në mars, një turist bjellorus 31-vjeçar vdiq në Sllovaki pasi u rrëzua nga një shkëmb pasi u përpoq të shpëtonte nga ariu.

Po atë muaj, një ari u regjistrua nëpër qytetin verior të Sllovakisë, Liptovsky Mikulas, duke sulmuar vetura dhe duke plagosur pesë kalimtarë.

Ariu agresiv u gjurmua më vonë dhe u qëllua. /Telegrafi/