Sulmohet me mjet të fortë një person – Policia në Gjilan arreston tre të dyshuar për lëndim të rëndë trupor

Policia në Gjilan njofton se ka arrestuar tre persona për lëndim të rëndë trupor.
Përmes një komunikate për media, policia bën të ditur se të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht një person duke e goditur me mjetë të fortë.
“Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë siguruar dëshmi të arsyeshme se tre të dyshuarit, dyshohet se me datën 16.05.2025 rreth orës 01:40 në fshatin Ranillug pas një mosmarrëveshje të çasti kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, duke e goditur me mjetë të fortë dhe shkaktuar viktimës lëndim të rëndë trupor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndryshe, të dyshuarit N.A. (viti i lindjes 1998), M.A. (viti i lindjes 1993) dhe S.T. (viti i lindjes 1989), nga fshati Ranillug, pas intervistimit në prezencë avokatëve mbrojtës me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /Telegrafi/















































