LAJMI I FUNDIT:

Sulmi në Las Vegas, babai i sulmuesit ishte në listën e më të kërkuarve të FBI (Foto)

Sulmi në Las Vegas, babai i sulmuesit ishte në listën e më të kërkuarve të FBI (Foto)

Vëllai i tij e përshkruan si njeri të qetë, të shoqërueshëm, që nuk i kishte me qejf armët dhe që nuk kishte shfaqur shenja çrregullimi mendor, apo depresioni në të shkuarën

Eric Paddock, vëllai i autorit të masakrës së Las Vegasit, ku deri më tani autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e 58 personave foli në një intervistë të shkurtër për agjencinë mediat amerikane.

Gjithçka që duhet të dini për sulmuesin në Las Vegas, i cili përdori dhjetë lloje të armëve për të vrarë 58 persona dhe plagosur qindra të tjerë (Foto)
Lexo po ashtu Gjithçka që duhet të dini për sulmuesin në Las Vegas, i cili përdori dhjetë lloje të armëve për të vrarë 58 persona dhe plagosur qindra të tjerë (Foto)

“Akoma nuk e kuptoj se çfarë ka ndodhur! U shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave. Ne nuk kishim vënë re asnjë ndryshim tek Stephen kohët e fundit. Ai ishte i qetë dhe armët nuk i ka patur kurrë për zemër”, thot Eric.


Megjithatë, familja Paddock ka patur probleme me ligjin edhe në të shkuarën.

Babai i Stephen, Benjamin Hoskins Padock qëndroi për tetë vite në arrati në listën e më të kërkuarve të FBI-së pasi arratisjes nga burgu, ku ishte dënuar për një seri grabitjesh të bankave dhe më pas ishte diagnostikuar si i sëmurë mendor.

Ndërkohë, autoritetet amerikane konfirmuan se Stephen kishte lëvizur shuma të konsiderueshme parash në llogaritë që kishte në disa sallone lojërash fati në Las Vegas dhe thonë se po punohet për të gjetur nëse bëhej fjalë për para të fituara nga bixhozi, apo borxhe për të shlyer. /kp/Telegrafi/