Sulm kamikaz në një kishë në Damask, të paktën 15 të vrarë

Të paktën 15 persona u vranë kur një kamikaz hodhi veten në erë në kishën Mar Elias në lagjen Dweila të kryeqytetit të Sirisë, Damask, thonë burime sigurie.
Incidenti shënon sulmin e parë vetëvrasës brenda Damaskut, që kur Bashar al-Assad u rrëzua nga një kryengritje rebele e udhëhequr nga islamistët në dhjetor, transmeton Telegrafi.
Ministria e Brendshme e Sirisë thotë se kamikazi ishte anëtar i Shtetit Islamik. Ai hyri në kishë, hapi zjarr dhe më pas aktivizoi jelekun e tij shpërthyes, shton ministria në një deklaratë.
Një burim sigurie, duke folur në kushte anonimiteti, thotë se dy burra ishin të përfshirë në sulm, përfshirë atë që hodhi veten në erë.
Një transmetim i drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes nga mbrojtja civile e Sirisë, Helmetat e Bardha, tregon skena shkatërrimi nga brenda kishës, duke përfshirë një dysheme të përgjakur dhe mure të shkatërruara të kishës. /Telegrafi/
















































