Policia suedeze është duke hetuar në lidhje me një zjarr që ka ndodhur sot në mëngjes në një qendër të azilantëve, ku është djegur e tërë ndërtesa, ndërsa banorët e vendosur aty janë evakuuar.

Reuters shkruan se zjarrin e ka vërejtur patrulla e Policisë që ka kaluar andejpari. Askush nga banorët e qendrës nuk është lënduar.


Zjarrfikësit kanë arritur ta fikin zjarrin pas disa orësh.

Suedia vitin e kaluar ka pranuar 160 mijë azilkërkues.