LAJMI I FUNDIT:

Subvencionimi i teksteve shkollore, prindërit: Proces i vonuar

Subvencionimi i teksteve shkollore, prindërit: Proces i vonuar

Është hapur platforma dhe është publikuar linku në “e-Kosova” ku prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore.

E këtë vendim të Ministrisë së Arsimit, prindërit po e vlerësojnë si të vonuar dhe në rast së ata, prindërit, nuk do të rimburësohen deri më 1 shtator, shumë prindër nuk do të mund t’i blejnë librat për fëmijët e tyre.

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur së prindërit nga sot mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore dhe se mjetet do të dalin në xhirollogaritë e prindërve gjatë javës së ardhshme. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se do të ndahen nga 80 euro për blerjen e librave për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën dhe nga 30 euro për nxënësit nga klasa 6 deri në të 9 për mjete të tjera shkollore.


Për prindërit ky vendim është i vonuar dhe shprehen skeptikë se a do të rimbursohen me kohë.

Tahir Ahmeti, nga Komuna e Dragashit, dhe Teuta Buqinca nga Gjakova, i thanë Radio Kosovës së prindërit janë njoftuar shumë vonë për këtë vendim dhe në rast së nuk rimburësohen me kohë, shumë prindër nuk do të mund të blejnë librat për fëmijët e tyre.

Pak orë pas hapjes për subvencionim të teksteve shkollore, probleme në funksionim të platformës e-Kosova
Lexo po ashtu Pak orë pas hapjes për subvencionim të teksteve shkollore, probleme në funksionim të platformës e-Kosova

“Ky vendim është i vonuar jashtë mase dhe nuk besoj së mund të rimburësohen prindërit në një afat kaq të shkurtër. Nuk besoj që të gjithë prindërit mund të blejnë librat se ka dikush që nuk punon fare ose mban familjen me një rrogë të vogël. Kush i ka dy ose tre fëmijë nuk mund t’ia dalë kur e dimë së çfarë rroga kemi ne në Kosovë, vështire shumë.! Dyshoj për familjet që janë në asistencë sociale dhe minoritetet. Pastaj, është vështirësia e aplikimit në platformën “e-kosova”, ndoshta dikush nuk dinë”, thotë një prind.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, i ka thënë Radio Kosovës së blerja e librave për një nxënës të klasës së parë e kalon vlerën e 90 euro.

”Sipas disa analizave që janë bërë nga mësimdhënësit dhe të tjerët del se një prindit i duhen 90 euro për të përgatitur një fëmijë për klasën e parë. Është fjala vetëm për tekste shkollor, fletore e mjete të punës”, thotë Jasharaj.

Ndërkaq, nga Këshilli i Prindërve kanë bërë të ditur së në 7 komuna ku ka mungesë të librarive, shtëpitë botuese do të hapin pika mobile për blerjen e librave.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori