Studiuesit zhvillojnë një ‘test shtëpiak’ për coronavirus – përmes pështymës
Testet për COVID-19 dihet se nuk janë një përvojë e këndshme. Ato përbëhen nga hyrja (e thellë) e një shtupe të gjatë përmes hundës, derisa të ndjehet gati se arrin trurin.
“Ishte e tmerrshme”. Kjo ishte ndjenja e neuroshkencëtarit të Universitetit Rutgers, Andrew Brooks, që bëri testimin për të parë nëse ishte pozitiv me coronavirus.
Kjo është arsyeja pse Brooks, i cili tani është gjithashtu drejtori i operacioneve dhe zhvillimit të teknologjisë në një kompani të quajtur RUCDR Infinite Biologics, prezantoi një test të ri për coronavirus i cili bazohet në asgjë më shumë sesa një e pështyrë në një filxhan, shkruan Washington Post.
Sipas Washington Post, përcjell Telegrafi, firma mori autorizim për përdorim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këto teste të pështymës që njerëzit mund të kryejnë në shtëpitë e tyre.
Ky është një përparim për Shtetet e Bashkuara, pas disa përpjekjeve për të zgjeruar testimin e coronavirusit, diçka që, sipas shumicës së ekspertëve, është thelbësore që vendi të rikthehet në mënyrë të sigurt në njëfarë shkalle të normalitetit.
Për dallim nga testet e shtupës së hundës, testi i pështymës nuk kërkon udhëtim në një qendër testimi.
Nuk janë prezente as takimet e rrezikshme ballë për ballë me teknikët që veshin maska për tu ruajtur nga COVID-19. Dhe nuk ka nevojë për shtupë, të cilat gjithashtu janë në mungesë.
Sipas mediave amerikane, rezultatet për të parë nëse keni coronavirus apo jo dalin pas 48 orësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze