LAJMI I FUNDIT:

Studimi konstaton se kontrollojmë telefonin 52 herë në ditë

Studimi konstaton se kontrollojmë telefonin 52 herë në ditë

Sa shpesh e gjeni veten duke kontrolluar telefonin tuaj? Në kohën e telefonave tradicional, shanset janë që ne vetëm kontrollonim telefonat tanë kur merrnim një mesazh ose telefonatë, por me telefonat e mençur tanë të lidhur me botën, ne kontrollojmë telefonat tanë kur marrim komente të reja, lajme, video, mesazhe, email, dhe më shumë.

Në fakt, sipas një studimi të kohëve të fundit të kryer nga Deloitte për Verifikimin Global të Konsumatorit 2018, u konstatua se mesatarisht, amerikanët kontrollojnë telefonat e tyre të paktën 52 herë në ditë. Kjo gjithashtu paraqet një rritje nga viti i kaluar, ku u raportua se mesatarja e kontrollimit të telefonit ishte vetëm 47 herë në ditë.

Sipas Kevin Westcott, nënkryetar dhe drejtues i sektorit të telekomunikimeve amerikane Deloitte, “Sondazhi i këtij viti me të vërtetë zhvillon storien e telefonit si qendra e vërtetë e jetës sonë, brenda dhe jashtë shtëpisë.


Telefoni i zgjuar mbetet pajisja kryesore për konsumatorët, duke u mundësuar atyre të bëjnë gjithçka që dëshirojnë: të komunikojnë, të punojnë, të shoqërohen, të argëtohen, të ushtrojnë ose të kujdesen për gjërat në shtëpi. ”

Është interesant fakti se ka pasur një rritje të numrit të njerëzve që kërkojnë të zvogëlojnë përdorimin e telefonit, duke sugjeruar se, ndërsa ne mund të përdorim më shumë telefonat tanë, ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se kjo mund të mos jetë domosdoshmërisht e mirë për ne. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?

OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?

Teknologji
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
Kështu duket kampionati botëror i mjeshtrave të Microsoft Excel

Kështu duket kampionati botëror i mjeshtrave të Microsoft Excel

Teknologji
Google sjell një veçori thelbësore për të mbrojtur llogaritë e përdoruesve

Google sjell një veçori thelbësore për të mbrojtur llogaritë e përdoruesve

Teknologji
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Teknologji
Kalo në kategori