Studentët shqiptarë të Universiteteve të Maqedonisë së Veriut sot u kanë bërë thirrje pjesëtarëve të rrethit akademik dhe profesional të sektorit të drejtësisë në vend që t'i mbështesin në protestën e 6 prillit, nëpërmjet të cilës do të kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Në një thirrje publike, studentët të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, presin që në protestën në Shkup të mbështeten edhe nga gjykatësit, prokurorët, avokatët dhe përmbaruesit shqiptar.


“Të nderuar alumni, gjykatës, prokurorë, avokatë dhe përmbarues, u jemi mirënjohës për kontributin tuaj të vazhdueshëm në ndërtimin dhe forcimin e sistemit të drejtësisë, si The për rolin që keni në mbrojtjen e parimeve të shtetit të së drejtës dhe të barazisë para ligjit. Shumë prej jush keni kaluar në të njëjtat auditore si ne, duke ndarë të njëjtin rrugëtim akademik dhe duke u përballur me sfida të ngjashme në rrugën drejt profesionit. Sot, gjeneratat e reja të studentëve të drejtësisë po përballen me një padrejtësi të vazhdueshme: pamundësinë mër të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj, por që sër vite me radhë vazhdon të mohohet në praktikë", thonë studentët në thirrje.

Një ditë më para ata u bënë thirrje edhe profesorëve shqiptarë për t’ua mbështetur protestën e javës së ardhshme./Telegrafi/