Site icon Telegrafi

Stresi flet për raportin me Noizyn: Djalë i besës, ia kalojmë aq bukur sa nuk e keni idenë

Stresi dhe Noizy

Rap-artisti i njohur, Stresi, po vazhdon të jetë tejet aktiv në rrjete sociale dhe shumë i afërt me ndjekësit që ka.

Ai së fundmi u ka dhënë mundësi të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Njëra nga pyetjet që iu parashtrua kishte të bënte me raportin e tij me artistin Noizy.

Foto: Screenshot/Instagram

“Aludohet në media se që me daljen e Noizyt është ftohur marrëdhënia e juaj, a është e vërtetë?”, ka qenë pyetja.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) tha: “Po jau them për herë të fundit…Ky fjali ka dalë më burrë se shumë që më dolën mua, dhe asgjë nuk ka mes nesh përveç se respektit e vëllazërisë takohemi rrallë e përmallë, ia kalojmë aq bukur sa nuk ia keni idenë”.

Lexo po ashtu Stresi bën thirrje: Nëse keni dalë në këtë jetë prej një femre, mos prekni në familje

37-vjeçari mes tjerash theksoi: “Djalë i besës i fjalës dhe mbi të gjitha mundohet veç me të bërë mirë, kjo është e gjitha”.

Noizy dhe Stresi vlen të ceket se janë pajtuar pas 12 vitesh me njëri-tjetrin, para pak vitesh.

Ata tani ruajnë raporte të mira, korrekte dhe profesionale – meqë kanë sjellë edhe këngë së bashku. /Telegrafi/

Noizy dhe Stresi
Exit mobile version