LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: NATO po përgatitet për ceremoninë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut

Stoltenberg: NATO po përgatitet për ceremoninë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në Bruksel kishte takim me kryeministrin, Oliver Spasovski, ku tha se NATO po përgatitet për ceremoninë e anëtarësimit të vendit në aleancë.

Stoltenberg uroi ratifikimin e Marrëveshjes veriatlantike në Kuvend dhe para mysafirëve i tregoi vendet ku planifikohet të vendoset shtiza, flamuri dhe pllaka me emrin e Maqedonisë së Veriut, në ceremoninë e anëtarësimit në aleancë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Spasovskit, sipas njoftimi qeveritar për shtyp, bashkërisht me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, falënderoi për takimin dhe përkrahjen që NATO, vendet anëtare të NATO-s dhe posaçërisht sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg dhanë dritë të gjelbër për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.


Spasovski potencoi se vendi vazhdimisht zbaton reformat dhe në këtë drejtim është edhe miratimi i Ligjit për Prokurori Publike në Kuvend, me çka u krijuan të gjitha parakushtet për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, si përcaktim strategjik.

Maqedonia e Veriut, sipas Spasovskit, mban qëndrimin e përmbushjes së marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë dhe mbajtjes dhe avancimit të marrëdhënieve fqinjësore.

Spasovski ka theksuar miratimin e Ligjit për Mbrojtje dhe Ligjin për shërbim në armatë me çka u kompletuan obligimet e vendit tonë dhe se qytetarët e Maqedonisë presin lajm të mirë nga BE për nisjen e bisedimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori