Site icon Telegrafi

Stili bob, por ‘më i butë’, mësoni cili është modeli i flokëve që do të dominojë 2020-ën

Stili i flokëve Bob ishte dominues në vitin 2019 dhe kjo u vu re në të gjitha trendet e prezantuara nga stilistët kudo në botë

Brenda këtyre 365 ditëve që po shkojnë drejt fundit, ne kemi parë prerje nga më të çuditshmet, disa prej tyre josimetrike.

Hije të çrregullta, të zbardhura dhe të stiluara në çdo mënyrë të paimagjinueshme. (Stilisti i famshëm David Lopez përmblodhi në mënyrë të përkryer trendin e 2019-ës: “Shumë, shumë bob në vitin 2019.”)

Dhe për të vazhduar, si për inerci, si shumica e gjërave në jetë, ka hapësirë që ky stil të qëndrojë edhe për 2020-ën, por do të duket pak më ndryshe.

“Gjatësia më e dukshme përpara do të vazhdojë të qëndrojë edhe përgjatë këtij viti, por skajet e flokëve do të jenë më të buta dhe më harmonikë me pjesën tjetër të tyre. Me fjalë më të thjeshta, këtë vit flokët bob do të bëhen më të butë dhe pak më të gjatë”,- tha ai.

“Më pëlqen ta quaj bob-in ‘të butë’, ku perimetri i prerjes së flokëve duket i trashë, por është paksa në formë y-je.”

Nëse jeni duke kërkuar për disa ndryshime në vitin e ri (dhe nëse ju pëlqen ndonjë nga këto modele të propozuara, pse nuk filloni të mendoni që tani?)

Ndiqni disa modele flokësh stil bob “të butë” më poshtë dhe filloni mendoni si do dukeni ju me to.

Exit mobile version