Enti për Statistika në Maqedoni ka përgatitur ligjin për regjistrim të popullsisë (Video)

Ligji i ri i regjistrimit është i gatshëm tashmë dhe, pas përfundimit të procedurave rreth ndryshimeve kushtetuese , do të hyjë në procedurë qeveritare. Pritet që zgjidhja ligjore të kalojë deri në fund të vitit për të filluar përgatitjet për kryerjen e regjistrimit. Në ligjin e ri, me të cilin në vitin 2020 duhet të realizohet operacioni statistikor më kompleks në vend, ka tri risi kryesore. Në vend të Komisionit Shtetëror të Regjistrimit, regjistrimi do të kryhet nga Enti i Statistikës. Ai do të jetë i kombinuar, që do të thotë se të dhënat do të mblidhen si në terren ashtu edhe në bazën e të dhënave ekzistuese.
Të dhënat do të grumbullohen në mënyrë elektronike në kompjuter, e jo në letër. Drejtori i Entit statistikor Apostoll Simovski thotë se në këtë mënyrë politika do të mbajë duart larg regjistrimit.
“Shumë shpejtë do vihet në procedurë qeveritare dhe më pas në Kuvend që të miratohet deri në fund të vitit që edhe formalisht të krijohet ai buxhet që është paraparë për t’u zbatuar vetë ligji”, theksoi Apostoll Simovski, Drejtor i Entit statistikor
Në Maqedoni tashmë 16 vite nuk është realizuar regjistrim i suksesshëm. Përpjekja e fundit e regjistrimit të popullatës ishte në vitin 2011, por regjistrimi ishte ndërprerë.
“E vetmja gjë e mirë nga ajo që gjatë kohë nuk kemi regjistrim është se sa është i nevojshëm regjistrimi. Nuk është regjistrimi vetëm sa jemi në vend dhe ku jemi, por se secili prej nesh ka karakteristika të caktuara që janë të rëndësishme për krijimin e politikave zhvillimore që për ne do të jenë shumë të rëndësishme”, tha Apostol Simovski, drejtor i Entit të Statistikave
Sipas vlerësimeve, regjistrimi që do të bëhet në vitin 2020 dhe shtetit do t’i kushtojë rreth 8.5 milion euro. Vitin e ardhshëm duhet të prokurohen pajisjet dhe sistemi i softuerëve për zbatimin e tij. Përndryshe, sot në fakultetin ekonomik në Shkup u shënua Dita e Statistikës./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, inspektohen punimet për “One Stop Shop” në Bllacë

ESHS: Paga mesatare neto në dhjetor ishte 43.587 denarë

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës