LAJMI I FUNDIT:

Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: AC Milan – Atletico Madrid

Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: AC Milan – Atletico Madrid

Milani do të pres Atletico Madridin në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Të dy skuadrat janë ende pa fitore, ndërsa do të përballen sot nga ora 21:00 në “San Siro”.

Vendi: San Siro


Koha: 21:00

Lajme rreth ekipeve

AC Milan

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të luftojë me një problem të thembër dhe nuk do të kthehet deri pas pushimit me kombëtare. Simon Kjaer ka një shans për ta luajtur këtë ndeshje.

Tiemoue Bakayoko, Rade Krunic dhe Alessandro Florenzi humbasin ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve për shkak të lëndimeve.

Davide Calabria mund të kthehet në krahun e djathtë pasi luajti edhe ndaj Spezias të shtunën.

Atletico Madrid

Stefan Savic është i pezulluar, ndërsa Jose Gimenez pritet të rreshtohet së bashku me Felipen dhe Mario Hermoson në mbrojtje.

Thomas Lemar humbet takimin për shkak të lëndimit, por Diego Simeone nuk ka shqetësime të tjera.

Simeone mund të fillojë Joao Felix në sulm së bashku me Luis Suarezin pasi i duhen pikët dhe do të kërkojë fitore.

Fakte

Janë shënuar më pak se 2.5 gola në 7 ndeshjet e fundit të Atletico Madridit në Liga e Kampionëve.

Atletico nuk ka arritur të shënojë në tre ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

AC Milan ka humbur tre ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Analizë

AC Milan u kthye mirë nga humbja e tyre 3-2 ndaj Liverpool në fillim të këtij muaji, duke marrë shtatë pikë nga tre ndeshje radhazi në Serie A, duke përfshirë edhe një pikë ndaj Juventusit. Ata kanë fituar tre ndeshjet e tyre në shtëpi këtë sezon, duke shënuar tetë gola, kështu që do të rezultojë një arrë e fortë për Atleticon.

Los Colchoneros kanë qenë të dobët kohëve të fundit, duke fituar vetëm dy nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit.

Atletico pësoi një humbje të papritur 1-0 ndaj Alaves që kishte humbur pesë ndeshjet e mëparshme në kampionat këtë sezon.

AC Milan do të jetë i etur për të vazhduar tutje pas humbjes e tyre ndaj Liverpoolit në javën e parë, pasi kjo ndeshje mund të jetë vendimtare për ecurinë e tyre.


Formacionet e mundshme

AC Milan: Maignan, Calabria, Tomori, Romagnoli, Hernardez, Tonali, Kessie, Saelemaekers, Diaz, Leao, Rebic.

Atletico Madrid: Oblak, Gimenez, Hermoso, Felipe, Trippier, Koke, Llorente, Kongdobia, Carrasco, Felix, Suarez.


Parashikimi: AC Milan 1-1 Atletico Madrid

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë

Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë

La Liga
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve: Real Madridi dhe Barcelona me nga një lojtar

Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve: Real Madridi dhe Barcelona me nga një lojtar

Liga e Kampionëve
“Xhaka mund t'i bashkohet Real Madridit”, ish-sulmuesi zviceran thotë se Graniti mund ta pasojë Modricin

“Xhaka mund t'i bashkohet Real Madridit”, ish-sulmuesi zviceran thotë se Graniti mund ta pasojë Modricin

La Liga
El Clasico që mund të vendosë kampionin do të luhet jashtë Spanjës?

El Clasico që mund të vendosë kampionin do të luhet jashtë Spanjës?

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Milani u ndalua nga transferimi i Marcus Rashfordit për shkak të rregullit pak të njohur

Milani u ndalua nga transferimi i Marcus Rashfordit për shkak të rregullit pak të njohur

Serie A
Kalo në kategori