Site icon Telegrafi

Starmer mbërrin në Pallatin Elysee për samitin me liderët evropianë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur në Paris për bisedime të organizuara me nxitim këtë pasdite mes liderëve evropianë, për të ardhmen e Ukrainës dhe sigurinë e kontinentit.

Kryeministri u prit nga presidenti francez Emmanuel Macron në Pallatin Elysee, transmeton Telegrafi.

Ai u përshëndet nga Emmanuel Macron në një përqafim të ngrohtë.

Lexo po ashtu Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar 'gati' për të vendosur trupa në terren në Ukrainë

Dyshes i janë bashkuar figura duke përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Udhëheqësit pritet të diskutojnë për Ukrainën dhe sigurinë evropiane, pasi SHBA hapi në mënyrë të njëanshme bisedimet me Putinin për konfliktin. /Telegrafi/

Exit mobile version