Krestovsky Stadium – Saint Petersburg

Lokacioni: Ishulli Krestovsky, Saint Petersburg, Rusi Kapaciteti: 67.800 për ndeshje futbolli; 80,000 për koncerte Pjesëmarrja rekorde: 71.381 (Rusi v. Finlandë, 16 dhjetor 2018)
Krestovsky Stadium, i njohur ndryshe si Gazprom Arena për arsye reklamuese, është një stadium në pjesën perëndimore të ishullit Krestovsky në Saint Petersburg të Rusisë.

Me një kapacitet prej 67.800 ulësesh, ky stadium shërben si shtëpia e klubit FC Zenit Saint Petersburg.
Është hapur në vitin 2017 për ndeshjet e Kupës së Konfederatave të organizuara nga FIFA. Për ndërtimin e tij janë shpenzuar 597 milionë euro.
Gjatë ndeshjeve ndërkombëtare është quajtur thjesht si stadiumi i Saint Petersburgut, ndërsa aty janë zhvilluar edhe ndeshjet e Kampionatit Botëror të vitit 2018.
Në kuadër të ‘Euro 2020’, në Krestovsky Stadium do të zhvillohen plot shtatë ndeshje – gjashtë takime grupore dhe një sfidë çerekfinale.

Ndeshjet që do të zhvillohen në stadiumin e Saint Petersburgut
E shtunë 12 qershor - Grupi B: Belgjika vs Rusia (22:00, me kohën lokale)
E hënë 14 qershor - Grupi E: Polonia vs Sllovakia (19:00, me kohën lokale)
E mërkurë 16 qershor - Grupi B: Finlanda vs Rusia (16:00, me kohën lokale)
E premte 18 qershor - Grupi E: Suedia vs Sllovakia (16:00, me kohën lokale)
E hënë 21 qershor - Grupi B: Finlanda vs Belgjika (22:00, me kohën lokale)
E mërkurë 23 qershor - Grupi E: Suedia vs Polonia (19:00, me kohën lokale)
E premte 2 korrik - QF1: Fituesi 6 vs Fituesi 5 (19:00, me kohën lokale)




















































