Telegrafi

Spurs mposhtin Minnesotan pas vazhdimeve, shkëlqen DeRozan

San Antonio Spurs ka marrë fitoren e tretë radhazi në NBA, pasi ka triumfuar në udhëtim te Minnesota Timberwolves.

Është dashur të zhvillohen edhe pesë minuta të kohës shtesë për tu përcaktuar fituesi, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat baras 113:113.

Në fund San Antonio triumfoi me tri pikë diferencë 122:125.

DeMar DeRozan ishte basketbollisti më efikas në këtë takim pasi e mbylli ndeshjen me 38 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë tek skuadra fituese u dalluan edhe Dejounte Murray me 22 pikë e 14 kërcime si dhe Paty Mills që e përfundoi takimin me 21 pikë.

Tek skuadra vendase Malik Beasley ishte më efikasi me 29 pikë, ndërsa 25 të tjera shtoi qendra Karl-Anthony Towns, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Rezultatet:

Charlotte Hornets – Atlanta Hawks 113:105

https://www.youtube.com/watch?v=8rGZTgD5I_w&ab_channel=MLGHighlights

Indiana Pacers – Phoenix Suns 117:125

Washington Wizards – Miami Heat 124:128

https://www.youtube.com/watch?v=aerRQH0l2vc&ab_channel=MLGHighlights

Milwaukee Bucks – Cleveland Cavaliers 100:90

Minnesota Timberwolves – San Antonio Spurs 122:125

Dallas Mavericks – Orlando Magic 112:98

https://www.youtube.com/watch?v=NUccGt6WXiE&ab_channel=MLGHighlights

Sacramento Kings – Portland Trail Blazers 99:125

https://www.youtube.com/watch?v=o_r4W9Ce71w&ab_channel=MLGHighlights