Emri i kompleksit prej më shumë klinikave i njohur ndryshe edhe si spitali i shtetit edhe në planin detal urbanistik në të ardhmen do të quhet "Nënë Tereza".

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë me propozim të kryeministrit Gruevski përcaktoi emrin e njësisë urbanistike ku janë të vendosura Klinikat shtetërore të shëndetësisë terciare, në të kaluarën të cilat më parë quheshin Qendrat Klinike, ose më gjerë e njohur si Spitali Shtetëror. Emri i ri i kësaj njësie urbane do të jetë Kompleksi i Klinikave “Nëna Terezë”.


Gjithashtu, Qeveria në të njëjtën seancë i rekomandoi komunës Qendër që planin urbanistik për njësinë urbane ta quajë si Nëna Terezë”, tha zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha, transmeton “Zhurnal”.

Gjithashtu godina e re e cila do të ndërtohet me rreth 47 mijë metra katrorë do të ketë rreth 500 shtretër, rreth 130 shtretër të qëndrimit ditor, tetë salla operacioni, pajisje më të re diagnostike dhe rreth 90 ambulanca.

Në bllokun e ri klinik do të vendosen të gjitha klinikat aktuale përveç klinikës infektive, klinikës për sëmundjet e fëmijëve, qendrën stomatologjike dhe klinikën për kirurgji. /Telegrafi/