Manchester City e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë përballë Real Madridit në sfidën e parë të play-off-it në Ligën e Kampionëve.
Madrilenëtr e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar disa herë portën e kampionit të Ligës Premier.
Kylian Mbappe bëri lëvizje të mrekullueshme në minutën e 11-të, para se të lëshonte një goditje e cila u prit qetësisht nga Ederson.
Edhe Vinicius Junior lëshoi dy raste të arta shënimi, duke u bllokuar nga mbrojta e Cityt në momentet e fundit.
li
Andaj, në minutën e 19-të erdhi ndëshkimi për Real Madridin, kur Josko Gvardiol asistoi te Erling Haaland, që shënoi për 1-0 – që është goli i vetëm i 45 minutave të parë, por që kishte shumë dyshime nëse goli ishte në pozicion jashtë loje, mirëpo VAR bëri të ditur se mbrojtësi kroat nuk ishte.
Vinicius Junior (26’), sërish kishte mundësinë e shënimit, mirëpo goditja e tij u ndal nga shtylla horizontale.
Dhjetë minuta më vonë, Phil Foden që zëvenedësoi Jack Grealishin e lënduar, lëshoi një goditje befasuese, por Thibaut Courtois ishte i vëmendshëm.
Edhe Manuel Akanji (37’) testoi portierin belg, mirëpo ky i fundit shëpëtoi falë shytllës që ndaloi topin.
Duket se edhe në pjesën e dytë do të ketë së paku një gol, duke parë ritmin e lartë që po zhvillojnë dy ekipet. /Telegrafi/