Një gjyqtar afrikan identifikohet si lehtë i korruptueshëm. Ai bindet që të sigurohet se një kualifikuese për Kampionat Botëror do të ketë së paku tri gola. Në përfundim të pjesës së parë, është ende 0-0 dhe gjyqtari fillon të nervozohet. Krosimi godet mbrojtësin në gju. Ai cakton një penalti për prekje të topit me dorë. Përkundër protestave të mëdha, penaltia konvertohet. Ndeshja përfundon me rezultat 2-1.
Një klub evropian fiton ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve me një epërsi të lartë. Me kualifikimin tashmë të sigurt, është e aranzhuar që ata të pranojnë një gol në fund të ndeshjes kthyese. Me tri minuta të mbetura, mbrojtja e tyre “kapitullon”. Një top i gjatë shon në drejtim të sulmit, e një sulmues e godet me kokë para. Portieri vështirë se tenton ta ndalë goditjen.
Manipuluesit aranzhojnë një grup lojtarësh anglezë të kategorisë së gjashtë që t’i bashkohen një klubi tjetër në një pjesë tjetër të bots. Oferta e pranuar pa ndonjë problem nga “lojtarët e rinj të klubit të ri”, skuadra më parë solide fillon rastësisht të pësojë humbje, dhe atë humbje të thella.
Një portier i ri në Evropë shoqerohet nga një pasanik. Ai e merr atë në klube të natës, e fton me femra dhe i jep trajtimin e një superylli. Një borxh familjar së shpejti paguhet. Më vonë, ai kërkon prej tij që të pranojë një gol në një ndeshje miqësore. Kujt do t’i bënte dëm kjo? Më pas kjo shfrytzohet si dëshmi kundër portierit që të bëjë edhe më shumë gjëra të tilla të dëmshme në fushë.
Ka mënyra të shumta për të fiksuar një ndeshje. Disa janë të thjeshta, të tjerat janë të sofistikuara dhe pak të besueshme. Por, kur bukuria e vërtetë e sportit është pa parashikueshmëria, si është e mundur të dëshmohet një sjellje e pazakontë në mes të një gabimi njerëzor apo diçka të qëllimshme? Si mund të kapen të gjitha rastet e mësipërm dhe personat e përfshirë?
Thjesht, ndjekni paratë.
Në Radar…
Ndoshta kurrë nuk keni dëgjuar për Sportradar dhe përkundër faktit se kompania ka pranuar të rrëfejë për FourFourTwo në detaje punën e vet, është po kjo kompani që është e kënaqur me faktin se nuk njihet aq shumë nga njerëzit.
Kjo kompani ka 34 zyre në gjithë botën me 1900 të punësuar – të gjitha deklaratat janë bërë në kushte anonimiteti për lokacionin e zyreve dhe identitetin e punonjësve.
Nëse kjo ju duket si paranojë e një njësie inteligjente kundër krimit, atëherë keni të drejtë – vërtet është një njësi e tillë. Si ekspertët më të mëdhenj të luftimit të manipulimit të basteve dhe korrupsionit në sport, me SportRadar definitivisht nuk ka “hajgare”.
Ndër njerëzit që ata i luftojnë përfshihen edhe shumë mafia ndërkombëtare, të cilat e shohin bastin si një mënyrë të mirë për të shpërlarë para. Kërcënime me vdekje u bënë ndaj inspektorëve të UEFA-s në shkurt pas zbulimit të përfshirjes së Skënderbeut në fiksimin e ndeshjeve dhe një anëtar i një skuadre të Nepalit kërcënoi ekipin e SportRadar për ngritjen e një aktakuze për “lëshimin” e një ndeshje.
Disa prej shumave që janë të përfshira në industrinë e bastit janë të pabesueshme: Një shifër prej 1.5 miliardë eurosh në vit, me një ndeshje si finalja e Ligës së Kampionëve që tërheq baste prej 1 miliardë dollarë (70 për qind prej tyre që shkojnë nëpërmjet Azisë, e shumica prej tyre pa ndonjë rregullsi, e prandaj këto shuma mund të mos jenë edhe shumë të sakta – por shumë më të mëdha).
Zëdhënësi i Sportradar Ian (jo emri i vërtetë i tij), sqaron: “Njerëzit nuk e kuptojnë se sa i madh është tregu ndërkombëtar dhe nuk ka mënyrë për ta kuptuar se sa i madh është në të vërtetë. Por, shumë para janë në lojë”.
Kështu, si mund të monitorohet një bishë e tillë skajshmërisht të egër? Të dhëna, të dhëna dhe më shumë të dhëna. Sportradar u themelua në vitin 2001 nga Carsten Koerl (emri i vërtetë i tij), një sipërmarrës gjerman i cili ndihmoi në themelimin e kompanisë së basteve Bëin.
Koerl ka kuptuar se bastet në internet do të prodhojnë një pletorë të tërë të kompanive të basteve, por shumica prej tyre do të kenë mungesë të ekspertizës për të caktuar koeficientët saktësisht. Një shërbim me reputacion ishte i nevojshëm dhe ky ishte Betradari – pjesa e Sportradarit që është lider në shitjen e inofrmacioneve për kompanitë e basteve në tërë botën.
“Shërbimi mbi integritetin” arriti në vitin 2005 si një produkt shtesë.
“Çka do që ju duhet për të operuar një bast të vënë, ne mund ta bëjmë. Por, si pjesë e marrëdhënies me industrinë e basteve, ne ua kthejmë të gjitha informacionet. Shpejt u bë e qartë se duke përdorur këtë, ne kemi mundur të shohim kur bastvënësit largohen nga pjesa tjetër e tregut, ose kompanitë e basteve. Gjithnjë ndodh për një arsye”, shprehet Ian.
Balancimi i riskut
Ajo që shumë prej bastvënësve nuk mund ta kuptojnë është se teksa koeficientët pjesërisht reflektojnë atë që mund të ndodhë, ato po ashtu reflektojnë kompanitë e basteve duke balancuar riskun. Kështu, nëse një shumë e madhe të hollash vihet për Creëe që të mposhtë Exeterin, operatorët mund të kompensojnë të gjitha duke ofruar koeficientë atraktivë për Exeterin për të mposhtur Creëen, në mënyrë që të mbulojnë shitjet potenciale. Për këtë arsye, nëse një grup i fiksimit vë bast shumë para që një gol të shënohet në fund të një takimi me një operator të caktuar, atëherë ky operator do të ndryshojë koeficientin për të reflektuar këtë.
“Nëse një kompani bastesh merr shumë para për një gjë që askush nuk ka vënë, atëherë mund të ketë shumë arsye të pafajshme. Ndoshta kanë informacion për një lëndim më herët se të gjithë të tjerët, ose kanë një analist të shkëlqyer – ose ai bastvënësi e ka gabim atë ditë, kështu që e kuptojnë gabimin dhe përshtaten”, shprehet Ian.
Por, nëse një prej mbi 550 kompanive të basteve në internet me të cilat punon Sportradar rastësisht ofron koeficientë që devijojnë egërsisht, atëher kjo mund të jetë një tym i armës së fiksimit të ndeshjeve.
“Nëse shumë njerëz vënë bast mbi një gjë me vetëbesim të panatyrshëm, atëherë mund të jetë për shkak se dikush e ka caktuar rezultatin”, potencon Ian.
Për këtë aryse, kompania ka zhvilluar një Sistem të Detektimit të Manipulimeve (FDS) – një algoritëm që skanon 280 mijë ndeshje kompetitive në gjithë botën në 17 sporte për të shikuar për ndonjë anomali.
“Algoritmet nuk bëjnë pyetje, ato krijojnë alarme. Kështu që, na nevojitet më pas një fazë e dytë, e quajtur analiza kualitative. Ky është ekipi jonë prej më shumë se 100 ekspertëve. Ata punojnë 24 orë, 7 ditë në javë. Në momentin që ata kanë alarm, ata kanë 72 orë për të caktuar nëse është një luhatje kuotash legjitime apo e dyshimtë”, thekson Ian.
Këta ekspertë e vazhdojnë hulumtimin e tyre, duek biseduar me një rrjet të kompanive të basteve dhe gazetarëve, nëse është e nevojshme.
“Ndoshta njeriu jonë në fushë e di se ishte ditëlindja e kapitenit kështu që të gjithë u dehën para ndeshjes. Ne shikojmë të gjitha opsionet. Vetëm një gjë nuk mund të thuhet: ‘Kjo është e fiksuar’. Kështu shkatërrohen reputacione. Ne nuk jemi një armë automatike, ne njemi një snajper. Kur ne gjuajmë, ne godasim në cak. Ne gjithmonë fillojmë me koeficientët dhe bastet, por më pas hulumtimi shkonk në faza më kredibile”, shton Ian.
Sportradar e çon tutje një incident vetëm kur është 100% e sigurt se ka të bëjë me manipulim. Deri tani, këtu janë përfshirë 3800 ndeshje sportive. Kjo shifër është shtuar nga 146 në vitin 2009 në 650 vitin e kaluar.
Kjo tregon se më shumë ndeshje po monitorohen se sa që ka rritje të kriminalitetit: Ian thotë se 0.5 për qind deri 1 për qind e ndeshjeve që monitorojnë janë të prekura. Si rezultat, raportet e Sportradarit janë shfrytëzuar në 36 ndekje kriminale dhe 251 sanksione sportive (suspendime, përjashtime dhe gjoba) me shumë tjera që janë në proces.
Përvoja e Sportradarit ka mundësuar që të shihet qartë se si funksionon fiksimi i ndeshjeve.
“Nuk është thjeshtë një njeri që vjen dhe thotë: ‘Ja ku i keni 50 mijë euro dhe humbisni 5-0. Fiskuesit zakonisht joshin lojtarët dhe gjyqtarët. Ata marrin kohë për këtë, u bëjën favore dhe i kënaqin. Ata më pas do të kërkojnë favoret. Dhe kur diçka bën për ta, ata thonë: ‘Sapo ke fiksuar një ndeshje për mua, tash je lavirja ime’. Prostitutat dhe drogat mund të shfrytëzohen si leva, kurse lojtarët e vjetër ndonjëherë shfrytëzohen për të ndikuar dhe për të rekrutuar lojtarë të rinj në fiksimin e ndeshjeve”, deklaron Ian.
Vlerëso çfarë shpërblimi të pret…
Shpesh në bazën e këtyre marrëveshjeve të errëta janë grupe të mëdha kriminale.
“Mafia ballkanike, e Italisë dhe e Azisë janë të përfshira në këtë veprimtari. Pronarët e klubeve po ashtu mund të jenë kriminelë. Ata u thonë lojtarëve: ‘Fatkeqësisht sot do të humbisni ndeshjen’. Në ndonjë vend, lotjarët nuk bëjnë pyetje kur e vlerësojnë çfarë shpërblimi i pret.
Fiksuesit mund të aranzhojnë ndeshje. Super fiksuesi nga Singapori, Ëilson Raj Perumal organizoi një numër të ndeshjeve miqësore, për të cilat ai do të zgjedhte gjyqtarin.
“Ekziston një numër i madh i miqësoreve të fiksuara, sepse nuk ka asgjë për t’u luftuar dhe pjesëmarrësit më lehtë pajtohen të fiksojnë ndeshjen”, thotë Ian, i cili beson se gjyqtarët janë cak i madh.
“Ata kontrollojnë rezultatin mjaft nga afër, sidomos nëse fiksuesit vënë bast për total golash. Nuk ju intereson kush i shënon ato, ju thjesht ju intereson se ka tri ose katër gola. Kështu, i shpërndan disa penalti”, precizon ai.
Kjo dëshmoi veprimin e gabuar të Joseph Lampteys nga Gana, i cili është kapur duke tentuar të ndikojë në numrin e golave të shënuar në një ndeshje kualifikuese për Botëror mes Afrikës së Jugut dhe Senegalit vitin e kaluar. Vendimi i tij për të dhënë një penalti pasi topi goditi mbrojtësin e Senegalit, Kalidou Koulibaly në gju ishte qesharak, por është ky gabimi që shpesh gjyqtarët e bëjnë. Ishte algoritmi që e kapi atë. FIFA – një partner i Sportradarit- vendosi që për herë të parë një ndeshje kualifikuese të ripërsëritet për shkak të fiksimit dhe Lamptey u përjashtua për tërë jetën.
Sindikata e super fiksuesit singaporean, Perumal ishte përfshirë në skandalin e vitit 2013 të Southern Stars. Katër lojtarë dhe një trajner nga klubi i Melbournit ishin shoqëruar, bashkë me një fiksues malajzian. Lojtarët anglezë ishin përfshirë gjithnjë në lojë kështu që ngritën gjithmonë dyshimin për atë që po ndodhte.
“Unë isha në panik kur mora një telefonatë pasi humbisnim 2-0 dhe bosi më thoshte se ‘kjo në dreq më mirë duhet të ndoshtë”, i ka thënë mbrojtësi Reiss Noel policisë për një ndeshje. “U ndjeva i kërcënuar pasi që nuk po merrnim golat që po kërkoheshin”. Algoritmi i Sportradar sërish kishte alarmuar autoritetet dhe Noel e një bashkëlojtar, portieri Joe Ëoolley, u përjashtuan për jetë nga FIFA pasi pranuan se ndihmuan në fiksimin e ndeshjeve.
“Këta lojtarë nuk ishin saktësisht operues të trurit. Policia ishte në ndeshje dhe një fiksues është në telefon dhe po flet me një lojtar, e po i thotë portierit: ‘Na duhet lëshojmë edhe një tjetër gol’. Ndonjëherë videot që i shihni të portierëve duke kërcyer në drejtimin e gabuar janë pothuajse komike”.
Sidoqoftë, ekziston edhe një ndjekje “maca me minin” mes Sportradarit dhe kriminelëve fiksues.
“Disa vite më parë dikush e kuptoi se nuk ke nevojë që të manipulosh performancën për të fiksuar një ndeshje – ju thjesht manipuloni konceptin e një performance”, sqaron Ian. Kjo çoi në një fenomen të jashtëzakonshëm të “ndeshjeve fantazmë”, në të cilin të gjitha ndeshjet ishin të rrejshme.
“Në mënyrë që kompanitë e basteve të mbulojunë futbollin, ata thjesht kanë nevojë për të dhëna. Kështu që u krijua një “asgjë” – fiksuesit dërgonin detaje për gola imagjinarë të shënuar, pasi ata vet vunë baste për to’.
Mes ndeshjeve që kurrë nuk u zhvilluan përfshihen Maldive U21 kundër Turkmenistanit U21 në vitin 20212 dhe ndeshjes së skuadrës portugeze Freamunde dhe Ponferradinas së Spanjës në vitin 2014.
“Njerëzit bëjnë zbulime – është sikur doping. Ne po ashtu kemi pasur fiksues që nuk kanë ndikuar në koeficientët duke shpërndarë bastin në disa kompani. Por, sistemi jonë i përmbledh të gjitha, kështu që ne mund t’i kapim edhe këto shpërndarje”, deklaron Ian.
Rrëzimi i Mafias
Sportradar nuk mund të rrëzojë mafian, por po punon me njerëz që mund ta bëjnë këtë. Pas skandalit të Southern Stars u zbulua me ndihmën e forcave policore australiane, edhe më shumë agjenci të respektimit të ligjit u përfshinë – Europoli është partner dhe Interpoli është bashkëpuntor i afërt.
“Dyert u hapën, pasi forcat e sigurisë kuptuan se sistemi jonë nuk është i rrejshëm”, shton Ian.
Sportradar tashmë ndihmon në edukimin e policisë në mbarë botën, pa pagesë. Po ashtu, ka zhvilluar një sistem deri në një pikë që të identifikojë një mënyrë të një basti specifik individual që luhatë koeficientët, kështu që forcat e sigurisë mund të ndjekin këto llogari të dyshimta”.
Një numër i vendeve po ashtu po bën platforma kombëtare për të luftuar këtë problem dhe ndajnë resurset e tyre, me Sportradarin që ofron edhe një herë qasje kruciale në informacione. Por, bërja e arrestimeve të mëdha gjithmonë do të jetë e komplikuar. Dëshmitë që kërkohen për ndjekje kriminale (përtej dyshimit të arsyeshëm) janë më të mëdha se sa ato që kërkohen për dënime sportive.
“Organizatat sportive mund të përjashtojnë njerëz, por nuk mund t’i vënë ata në burg. FDS i jonë është i mirë për të caktuar se kush po ekzekuton një fiksim, por problemi është se gjithmonë janë “ushtarët këmbësorë” që i kryjenë këto punë – një 17 vjeçar që është fëmijë dhe që “bën gabim” dhe nuk mund të dalë nga rrjeti në të cilin është futur. Ne duam mjeshtrit e këtyre kurdisjeve”, thotë Ian.
Si rezultat, Sportradari tash ka një grup specialistësh të ngritur nga një ish ushtar britanik i inteligjencës operative, duke tentuar që të vihet në ndjekje të këtyre krimeve ndërkombëtare. Sa më shumë informacion shperndahet, aq më shumë raste kriminale mund të kapen. Kjo do të thotë se pastërti e madhe e individëve kërkohet edhe për ata që punojnë për Sportradarin.
“Ne duhet të kujdesemi edhe për prapavijën e punonjësve tanë. Ne duhet të jemi në dijeni nëse dikush është i luhatshëm. Asnjë prej analistëve tanë nuk lejohet që të vë baste dhe niveli jonë i sigurisë së të dhënave është ekstermisht i lartë. Shumë prej serverëve tanë janë të brenshëm, ne nuk kemi informacione në platforma “cloud” dhe ne jemi të qetë në rrjetet sociale. Ne e dimë se po shkaktojmë kokëdhimbje për njerëzit që mund të bëjnë shumë para, kështu që jemi gjithmonë në cakun e tyre”, potencon zëdhënësi i Sportradar, Ian (emër i pavërtetë).
Pyetja më e madhe për shumë adhurues të futbollit, por që mbetet pa përgjigje është. Sa ndodh fiksimi në – për shembull – Ligën Premier të Anglisë?
“Një tentim i mirë”, qeshë Ian.
“Më vjen keq, por nuk mund të flas për ndonjë kampionat specifik. Është vështirë që të fiksohet. Tenisi është më lehtë të fiksohet. Aty mund të ketë më shumë ndeshje të caktuara, e mund të ketë pajtueshmëri mes lojtarëve. Ne pajtohemi që unë të fitoj setin e parë e ai të fitojë të dytin e më pas luftojmë vërtet në setin e tretë. Në fund sërish më i miri fiton dhe të dy fitojnë nga bastet”.
Përderisa ekziston algoritëm krejt të ndryshëm për ndeshjet e Ligës Premier se sa për – shembull – ligën e tretë të Kroacisë që të reflektohet profili dhe shpenzimi në baste – ne nuk duhet që të flejmë duke menduar se emrat e mëdhenj nuk janë të përfshirë. .
“Njerëzit e pasur mund të kenë borxhe të basteve dhe mund të flejnë me njerëzit e gabuar. Ata mund të jenë të dëmshëm. Mund të jetë më lehtë të fiksohet një ndeshje badmintoni, por sa shumë likuiditet ka në tregun e badmintonit? Jo aq. Futbolli ka shumë likuiditet”, thotë Ian.
Është koha e largimit nga zyret plot nerva të Sportradarit kur një alarm papritmas dëgjohet: Ekziston aktivitet i dyshimtë në një ndeshje në Evropën e Jugut. Analisti jonë – le ta quajmë Bob – na çon nëpër ekranë të ndryshëm. Një kompani aziatike po ofron kuota të ulëta për shënimin e një goli tjetër, përkundër faktit se është minuta e 88-të e ndeshjes. Para të egra duket se janë vendosur. Fiksimi është detektuar dhe vendosim që të shikojmë momentet e fundit të kësaj ndeshje në një ekran digjital. Por, asgjë nuk ndodh. Bob vjen në përfundim se kjo do të përfundojë si një “fiks i dështuar”, një marrëveshje e komplikuar që nuk funksionoi. Do të bëhet dokumentimi i të gjitha statistikave.
Një ish-lojtar profesional i basteve, Bob, tash është në këtë profesion pasi disa herë ishte bërë budalla nga disa prej lëvizjeve të dyshimta të koeficientëve që tash ai i lufton.
“Unë kënaqem gjithë kohën kur e shoh gjithë këtë”, thotë ai. Dhe, në fund ai sërish shkon në shtëpi për të shikuar futboll pas punës.
Ian pranon se puna e tij mund t’ia largojë magjepsjen ndaj futbollit.
“Poenta e sportit është paparashikueshmëria e rezultatit dhe sinqeriteti i luftës. Por, kjo është bota në të cilën jetojmë.
Derisa gjërat të ndryshojnë drastikisht, Sportradar do të vazhdojë të ndjekë paratë.
(Ky artikull është publikuar në numrin e fundit të revistës FourFourTwo).
/Telegrafi/