Specat turshi pa vaj mund të qëndrojnë gjatë të freskët dhe të shijshëm!
Përbërësit:
– 7 kg speca,
– 4 l ujë;
– 300 g sheqer;
– 200 g kripë;
– 100 ml uthull;
– 1 konzervans.
Përgatitja:
Specat pastroni dhe pritni në fileta, pastaj rendisni në një enë të madhe, e cila mund të mbulohet me kapak.
Në një tenxhere qitni ujë dhe shtoni sheqerin dhe kripën dhe nxeheni deri sa të vlojë.
Hiqen nga zjarri, shtoni uthull dhe konzervansin, pastaj ujin e valuar hidhjani sipër specave. Mbuloni me kapak dhe lini të qëndrojnë 24 orë.
Pastaj specat rendisni në kavanoza dhe qitjani lëngun në të cilin kanë qëndruar. Qitni piper kokrra dhe shtypni që të zhyten në lëng.
Specat e përgatitur në këtë mënyrë mund të qëndrojnë gjatë, nuk do të zbuten sepse nuk përmbajnë vaj.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.