Site icon Telegrafi

Speca të mbushur me lakra: Turshia e cila adhurohet!

Duart e vyera të gjysheve tani janë të gatshme për t’i përgatitur turshitë: speca të mbushur me lakra të grira

Përbërësit:

– 15 – 20 speca të vegjël gogozhare;
– 150 g kripë;
– 150 g sheqer;
– 500 ml uthull alkooli 9%;
– 1,5 l ujë;
– pak spec djegës;
– fletë selinoje;
– piper kokrra.

Përgatitja:

Lakrën grijeni, qitni pak kripë, ndrydheni pak me dorë dhe lëreni ashtu të qëndrojnë 15 minuta.

Specat lani dhe hiqjani farat. Lakrën kullojeni me duar dhe mbushni specat. Specat mund t’i mbyllni edhe me domate të gjelbër, nëse dëshironi.

Radhisni në kavanoza të larë, ndërkaq midis tyre futni speca djegës. Qitni fletë selinoje dhe piperin kokrra.

Në tenxhere qitni 1,5 l ujë, pastaj shtoni 500 ml uthull, kripën dhe sheqerin dhe përzieni që të shkrihen.

Vendosni shtrëngues plastikë dhe qitni specat, mbyllni me kapakë metali.

Mënyra nr. 1: Lëreni furrën të ndezur në 90 gradë Celsius, lëreni afro dhjetë minuta dhe fikni furrën dhe lëreni derisa kavanozat të ftohen.

Mënyra nr. 2: Në këtë sasi lëngu shtoni gjysmë luge të vogël pluhur kundër mykut dhe gjysmë luge të vogël konservans dhe mbyllni mirë kavanozat.

Mënyra nr. 3: Në kavanoza qitni copa rrike dhe mbushni me ujë. Asgjë nuk duhet shtuar, por duhet kontrolluar kavanozat pas 3-4 javësh.

Ruani patjetër në lokal të ftohtë dhe të errët, transmeton Telegrafi.

Exit mobile version