LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Policia do të bëhet shërbim profesional dhe efikas i qytetarëve

Spasovski: Policia do të bëhet shërbim profesional dhe efikas i qytetarëve

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski, sot paralajmëroi se do të zbatojnë reforma në polici dhe shërbimet e sigurimit me qëllim që ajo të bëhet servis profesional, modern dhe efikas për qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Së bashku me profesionistët, do t’i bëjmë reformat e nevojshme përmes të cilave do të mundësojmë që policia që i mbron vetëm qytetarët, e jo interesat e dikujt personale, partiake ose çfarëdolloj interesash të tjera”, tha Spasovski në konferencën për shtyp.

Ai shtoi se do t’i përmirësojnë kushtet për punë të të punësuarve në polici dhe shërbimet e sigurimit dhe do ta përforcojnë besimin dhe bashkëpunimin midis policisë dhe qytetarëve, njofton AIM.


Paralajmëroi kthimin e policit – për ruajtjen e rendit në rrugët në vendet e banuara, ndërsa në pjesën e reformave në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim planifikohet kontroll kuvendor ndaj kësaj Drejtorie.

“Vetëm përmes depolitizimit dhe dekriminalizimit të policisë mund të ndërtojmë sistem të sigurt profesional dhe efikas që do ta garantojë sigurinë, stabilitetin dhe shtetin ligjor, ashtu siç jemi të vendosur ta ndërtojmë Republikën e Maqedonisë”, theksoi Spasovski. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Lajme
Kalo në kategori