LAJMI I FUNDIT:

Spasovski kundër Ligjit për amnisti: “Nuk është momenti i përshtatshëm

Spasovski kundër Ligjit për amnisti: “Nuk është momenti i përshtatshëm

Nuk do të ketë asnjë efekt dhe nuk do të kontribuojë ndjeshëm në lirimin e hapësirës në institucionet ndëshkuese.

Ky është qëndrimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për ligjin për amnisti që u miratua në seancën e qeverisë, që duhet të kalojë në Kuvend.

Siç thotë Spasovski, ai nuk ka qenë i pranishëm në seancën e Qeverisë kur është shqyrtuar ky propozim ligj, për shkak të një udhëtimi pune, por thotë se personalisht është kundër miratimit të një zgjidhjeje të tillë ligjore, që, sipas tij, nuk do të kontribuojë aspak për qëllimet për të cilat është miratuar.


“Qëndrimi im është se as koha dhe as momenti nuk është i përshtatshëm për miratimin e ligjit për amnisti… Ata persona që kanë kryer krime, kryesisht grabitje, vjedhje të rënda etj., përbëjnë një barrë shtesë për situatën e sigurisë, ose po t’i shohim ligjet e mëparshme për amnisti dhe do të shohim që shumica e atyre njerëzve kthehen pas dy-tre muajsh, sepse kanë bërë sërish krime”, tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

VMRO-DPMNE do ta bllokojë ligjin për amnisti të propozuar nga ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, njoftoi në Click Plus kreu i OBRM Hristijan Mickoski. Arsyen pse nuk e mbështesin ligjin ai e ka shpjeguar me faktin se ka dhjetëra krime që nuk duhen amnistuar.

“Prodhim i palejuar dhe lëshim për tregti të drogave narkotike, substancave psikotrope pra për dilerë të drogës, mundësimin për përdorim të drogave narkotike, vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve… vjedhje e rëndë, ndërtim pa leje, mashtrime, kërcënime, fajdexhinjtë, falsifikim të parave.

E patë se cilat vepra penale amnistohen dhe tani ne duhet të amnistojmë vepra penale që nuk ka asnjë lloj arsye se përse duhet të amnistohen”, theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së (29.09.2023).

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga para dy ditëve tha se ligji është i njëjtë me atë të vitit 2018, i cili është propozuar nga grupi parlamentar i OBRM-së dhe LSDM-së, si dhe nga partitë e tjera në vend.

Pas 10 ditëve ligji për amnisti pritet të hyjë në procedurë parlamentare dhe ministri Lloga pret mbështetjen e të gjithë deputetëve pasi pretendon se kjo nuk bëhet për qëllime politike, por për të liruar hapësira në burgje./TV21

Në trend Lajme

Më shumë
Xhavit Haliti dëshmoi në procesin gjyqësor në Bruksel kundër Spasiqit, Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Xhavit Haliti dëshmoi në procesin gjyqësor në Bruksel kundër Spasiqit, Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Lajme
Burgim i përjetshëm ndaj tre serbëve për vrasjen e veprimtarit Enver Hadri në Bruksel në vitin 1990

Burgim i përjetshëm ndaj tre serbëve për vrasjen e veprimtarit Enver Hadri në Bruksel në vitin 1990

Lajme
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Lajme
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Presidentja Osmani uron Sekretarin amerikan të Shtetit: Kosova mezi pret të punojë me ju

Presidentja Osmani uron Sekretarin amerikan të Shtetit: Kosova mezi pret të punojë me ju

Lajme
Kalo në kategori