LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Krimi do të pastrohet, qoftë edhe brenda partnerëve të koalicionit

Spasovski: Krimi do të pastrohet, qoftë edhe brenda partnerëve të koalicionit

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ka paralajmëruar se do ta luftojnë krimin qoftë ai edhe brenda partnerëve të koalicionit në qeveri.

Në një intervistë për 1TV, Spasovski tha se Qeveria nuk ka interes të mos e pastrojë krimin, edhe nëse bëhet fjalë për partnerët e koalicionit BDI, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai nuk beson se cila do parti frikësohet nga pastrimi i krimit, pasi siç tha, kështu forcohet demokracia tek vetë partitë dhe rritet besimi tek qytetarët.


Në lidhje me arratisjen e Nikolla Gruevskint, rast për të cilin Prokuroria dje njoftoi se nuk ka konfirmuar përgjegjësi tek institucionet, Spasovski tha se ekzistojnë dyshime për ndërhyrje të shumë personave, por për këtë tha se duhet të priten hetimet.

“Ekzistojnë dyshime për disa persona, MPB po bashkëpunon me Prokurorinë, e cila përmes komunikatës njoftoi se ka disa persona të dyshuar, por tani nuk mund të publikohet identiteti i tyre. Do të pritet fundi i procesit”, tha Spasovski.

Në lidhje me zgjedhjet presidenciale, Spasovski tha se Maqedonisë nuk i duhet president konsensual, pasi siç shtoi, koncepti “një shoqëri për të gjithë” është duke dhënë rezultate./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Ndërron jetë i mbijetuari i Masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu

Ndërron jetë i mbijetuari i Masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu

Lajme
Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori