LAJMI I FUNDIT:

Spasovski dhe Thimonier diskutojnë për reformat në MPB

Spasovski dhe Thimonier diskutojnë për reformat në MPB

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski sot realizoi takim me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Christian Thimonier, deklarojnë nga MPB, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim u konfirmua për vazhdimin e mëtutjeshëm dhe përmirësimit të bashkëpunimit të deri tanishëm. Ministri Spasovski iu falënderua për ndihmën e deri të tanishme të Republikës së Francës për Republikën e Maqedonisë, ku përveç ndihmës materiale-teknike dhe mjeteve financiare, gjatë periudhës së kaluar që janë bërë nëpërmjet organizimit të trajnimeve, kurse trajnimi dhe seminare për zyrtarët policor të Maqedonisë nga ekspert të lartë nga policia e franceze.

Ministri Spasovski dhe ambasadori Thimonier kanë biseduar edhe për vazhdimin e procesit të reformave në Ministrinë për Punë të Brendshme. /Telegrafi/