LAJMI I FUNDIT:

Spanja ndërpreu kontratën për blerjen e municioneve nga Izraeli

Spanja ndërpreu kontratën për blerjen e municioneve nga Izraeli

Ministria e Brendshme e Spanjës ka njoftuar sot se ka shkëputur kontratën për blerjen e municioneve nga kompania izraelite Guardian.

Policia synonte të blinte më shumë se 15 milionë plumba nëntë milimetrash nga Guardian për gjashtë milionë euro.

Madridi vendosi të pezullojë shitjet e armëve për Izraelin në tetor të vitit të kaluar, kur filloi lufta e Izraelit kundër organizatës palestineze Hamas në Rripin e Gazës, shkruan timesofisrael.


Qeveria spanjolle mbetet e përkushtuar që të mos i shesë armë Izraelit. Ndonëse në këtë rast bëhet fjalë për prokurim të municionit, Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur një procedurë administrative për anulimin e blerjes, thuhet në njoftim.

Gjithashtu u konstatua se kompanitë izraelite do të përjashtohen nga të gjithë tenderët, raporton Reuters.

Dy javë më parë, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez u kërkoi anëtarëve të Bashkimit Evropian të pezullojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Izraelin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Evropa
Blinkenit i ndërpritet fjala gjatë Këshillit Atlantik, një grua e akuzon rëndë për luftën në Gaza

Blinkenit i ndërpritet fjala gjatë Këshillit Atlantik, një grua e akuzon rëndë për luftën në Gaza

Azia
Ndihmësit e Biden e paralajmëruan Putinin kundër komplotit të Rusisë për të kontrabanduar pajisje ndezëse në aeroplanë mallrash

Ndihmësit e Biden e paralajmëruan Putinin kundër komplotit të Rusisë për të kontrabanduar pajisje ndezëse në aeroplanë mallrash

Amerika
Detajet që dihen për

Detajet që dihen për "marrëveshjen fillestare" të armëpushimit në Gaza

Botë
Ushtari koreano-verior i zënë nga ukrainasit, ka pranuar se përdorte dokumente të rreme ruse

Ushtari koreano-verior i zënë nga ukrainasit, ka pranuar se përdorte dokumente të rreme ruse

Evropa
Kalo në kategori