Spanja e pamëshirshme, shkatërron Turqinë me gjatë gola në shtëpinë e saj

Spanja ka dhuruar një spektakël të vërtetë futbolli në sfidën kundër Turqisë, duke fituar me rezultat të thellë 6-0 në kualifikueset për Kampionatin Botëror.
“La Roja” shënoi që në minutën e 6-të me Pedrin, i cili me një goditje të shkëlqyer nga distanca kaloi spanjollët në avantazh.
Epërsia u dyfishua në minutën e 22-të, kur Mikel Merino shënoi një gol të bukur me një goditje të ulët në cepin e portës.
Para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 45+1’, Merino realizoi edhe golin e dytë personal dhe rezultati shkoi 3-0.
Në pjesën e dytë, Spanja nuk e uli ritmin. Fillimisht Ferran Torres shënoi në minutën e 53-të për 4-0, pas një pasimi perfekt nga Lamine Yamal, duke e çuar rezultatin në 4-0.
Vetëm pesë minuta më vonë, Merino u shfaq sërish protagonist duke realizuar golin e pestë për spanjollët dhe duke kompletuar het-trikun e tij.
Serinë e golave e mbylli Pedri në minutën e 63-të, i cili me një goditje të saktë nga jashtë zonës vulosi fitoren e thellë 6-0.
Një paraqitje dominuese nga Spanja, duke udhëhequr renditjen me 6 pikë, ndërsa Gjeorgjia dhe Turqia kanë nga 3 pikë. Bullgaria e fundit pa pikë. /Telegrafi/





















































