LAJMI I FUNDIT:

Spallettin e kënaqi Roma

Spallettin e kënaqi Roma

Roma ka zhvilluar njërën nga ndeshjet më të mira të stinorit duke mposhtur Lazion në derbin e kryeqytetit italian me rezultat të thellë 4-1.

Djelmoshat e Luciano Spallettit ishin në çdo aspekt më të mirë se kundërshtarët dhe në fund me plot meritë morën pikët e plota.

E kjo fitore më së shumti e ka kënaqur si duket trajnerin e skuadrës Luciano Spallettin që ka lavdëruar futbollistët e tij.

“Meritat më të mëdha për këtë fitore i kanë vetëm futbollistët që duhet të përgëzohen për lojën e treguar”.


“Pjesa e parë ishte më mirë, në të dytën ngadalësuan ritmin por në momentin që pranuam gol ata ditën se si të reagojnë duke shënuar edhe dy të tjerë. Jemi të lumtur me këtë fitore dhe duhet shikuar përpara”, ka deklaruar Spalletti. /Telegrafi/