LAJMI I FUNDIT:

BE sot do të diskutojë për zgjerimin, por jo edhe për propozimin francez

BE sot do të diskutojë për zgjerimin, por jo edhe për propozimin francez

Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane, dhe presidencës së BE-së, Tytti Tuppurainen, para fillimit të Këshillit për Çështje të Përgjithshme sot në mëngjes tha se propozimi francez për reforma të zgjerimit nuk do të jetë sot në diskutim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bëhet fjalë për një punë më të gjerë, nuk do të diskutojmë për iniciativën e Francës sot, do të kthehemi në politikat e zgjerimit dhe do të dërgojmë mesazh të fortë deri tek vendet e Ballkanit Perëndimorë se BE do të përmbush dhe do të kthejë çështjen në pranverën e ardhshme”, deklaroi Tuppurainen, e cila është udhëheqëse e takimit të sotëm.

Ministrat do të diskutojnë për gjendjen e zgjerimit pas që vendimi për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte bllokuar nga Franca në Samitin e tetorit, por propozime të reja nuk mund të ketë derisa nuk fillon me punë përbërja e re e Komisionit Evropian.


“Është mirë që vendet anëtare kanë propozime, ajo ndihmon në mbajtjen e procesit, por na nevojitet Komision i ri që të mund konkretisht të arrihet një vendim të një zëshëm, sot do të dërgojmë mesazh të fortë se BE nuk do tu kthejë shpinën”, tha ministrja finlandeze./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori