Sot hapet konkursi për pranimin e fëmijëve në çerdhet publike

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës nga sot e deri më datën 24 qershor, hap konkursin për pranimin e fëmijëve në çerdhet publike.
Sipas një njoftimi të komunës, konkurset do të publikohen në secilën çerdhe veç e veç, andaj të interesuarit duhet të aplikojnë drejtpërdrejt në çerdhen për të cilën janë të interesuar.
Po ashtu, njoftohen prindërit e fëmijëve të cilët janë në çerdhe se çerdhet publike do të jenë në pushim vjetor nga 1 deri më 12 gusht.
Nga
Telegrafi
14/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































