Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.622 teste për coronavirus, ndërsa 511 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 247, Kumanovë - 54, Veles - 29, Koçani - 21, Manastir - 20, Tetova, Prilepi, Kavadari dhe Shtipi - nga 15, Kriva Pallanka - 10, Dellçeva - 9, Gjevgjelia - 8, Kërçova - 7, Negotina dhe Sveti Nikolla - nga 6, Vinica - 5, Ohri dhe Bogdanci - nga 4, Strumicë, Radovishi, Valandova dhe Kratovë - nga 3, Resnja dhe Demir Hisari - nga 2, Gostivari, Berova, Probishtip, Krusheva dhe Makedonksa Kamenica - nga 1.


Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 10 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 497 pacientë të shëruar.

Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 200.412, prej të cilëve 187.149 janë shëruar, ndërsa 7.072 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (26 tetor) është 6.191./Telegrafi/