Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 5.724 testime për coronavirus, ndërsa 760 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-325, Kumanovë - 65, Tetovë - 63, Gostivar - 37, Strumicë - 31, Kërçovë - 28, Strugë - 26, Ohër, Shtip dhe Dibër - nga 24, Kavadar - 18, Veles - 17, Prilep, Manastir dhe Radovish - nga 9, Koçani - 8, Negotina dhe Delçeva - nga 5, Sveti Nikole, Probistip, Kratova dhe Makedonska Kamenica - nga 4 secila, Resnja dhe Berova - nga 3 secila, Kriva Palanka, Vinica, Bogdanci dhe Makedonski Brod - nga 2 secila, Gjevgjelia, Valandova dhe Krusheva - nga 1.


MSH informon se kanë ndërruar jetë edhe 23 pacientë të tjerë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 644 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 178.159, prej të cilëve 157.294 janë shëruar, ndërsa 5.987 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive është 14.878./Telegrafi/