Më 17 tetor 2021 qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm në 38 komunat e vendit.
Telegrafi ka filluar me publikimin e disa sondazheve ku do të përfshihen të gjitha komunat dhe kandidatët.
Në këtë sondazh të gjithë mund të votojnë për kandidatin që mendojnë se do të udhëheq me komunën përkatëse.
Serinë e këtyre sondazheve, Telegrafi sot e vazhdon me komunën e Mitrovicës. Në garë për të parin e kësaj komune janë Agim Bahtiri nga LVV, Armend Agolli nga LDK, dhe Bedri Hamza nga PDK.
Sipas KQZ-së numri i qytetarëve me të drejtë vote në Mitrovicë është 78 mijë e 456. Më 14 tetor do të mbyllen të gjitha sondazhet, ku pastaj në një lajm do të përmblidhen rezultatet finale. Për të shikuar të gjitha sondazhet, klikoni këtu. /Telegrafi/
Sondazhi është krijuar për t’i dhënë lexuesit tonë një mundësi për të shprehur mendimin e tij nëpërmjet votës. Në një IP mund të votohet vetëm një herë.